Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ الَّذِينَ يُجَادِلُونَ فِي آيَاتِ اللَّهِ بِغَيْرِ سُلْطَانٍ أَتَاهُمْ ۙ إِنْ فِي صُدُورِهِمْ إِلَّا كِبْرٌ مَا هُمْ بِبَالِغِيهِ ۚ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ ۖ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ
Ata që polemizojnë mbi argumentet e Perëndisë, pa u ardhur kurrfarë dokumenti (tjetër), në zemrat e tyre ka vetëm mendjemadhësi, e cila nuk do ti shpie në qëllimin e tyre, andaj kërko mbrojtje prej Perëndisë! Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha. (56)
Kërko mbrojtje tek Allahu, sepse Ai dëgjon dhe shikon gjithçka. -
Këtu nuk përcaktohet se nga çfarë e keqe të kërkojmë mbrojtje tek Allahu. Kjo do të thotë që duhet të kërkojmë mbrojtje tek Ai për çdo lloj të keqeje. Mbrojtja të kërkohet nga ligësia që vjen nga kryeneçët, të cilët tregojnë mendjemadhësi ndaj të vërtetës, si edhe nga vetë mendjemadhësia. Kërko mbrojtje tek Allahu i Madhëruar që të jesh i ruajtur edhe nga ligësia e shejtanëve njerëz dhe xhindë. Pra, kërko mbrojtje tek Allahu për të gjitha llojet e ligësive. Allahu është El Semiu - Gjithëdëgjuesi, që dëgjon të gjithë zërat, me gjithë larmishmërinë e tyre. Ai është El Basir - Gjithëshikues, që shikon në imtësi gjithçka në çdo vend, kohë e gjendje qofshin krijesat e Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë