Sureja Gafir (Falusidhenësi — غافر) (Ajet 57)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




40 Gafir(غافر), Ajet 57

لَخَلْقُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ أَكْبَرُ مِنْ خَلْقِ النَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ 57 ٥٧

Krijimi i qiejve dhe i Tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por (këtë) shumica e njerëzve nuk e di. (57)

Tefsiri

S’ka dyshim se krijimi i qiejve dhe i Tokës është çështje më e madhe se krijimi i njerëzve, ... -

Allahu i Madhëruar na tregon për diçka që është shumë e qartë dhe e pranueshme për logjikën. Ai na tregon se krijimi i qiejve dhe i Tokës, me madhështinë dhe gjerësinë e tyre, është shumë herë më madhështor sesa krijimi i njerëzve. Njerëzit, në krahasim me krijimin e qiejve dhe të Tokës, janë shumë të vegjël. Prandaj, Ai që krijoi qiejt dhe Tokën dhe vendosi ligjet e përpikta të funksionimit të tyre, është sigurisht i Plotpushtetshëm që t’i rikrijojë njerëzit nga e para, pas vdekjes së tyre. Ky është një argumentim logjik shumë i thjeshtë, që tregon se ringjallja është plotësisht e mundur dhe nuk duhet të ketë dyshim për të. Çdo njeri me mend e pranon që kjo është tërësisht brenda mundësisë dhe pushtetit të Zotit, siç pranon, gjithashtu, se gjithçka që profetët dhe Shpalljet e Zotit kanë treguar për ringjalljen është e vërtetë. Megjithatë, jo çdokush e vë në punë mendjen e tij për këtë çështje dhe jo të gjithë ata që e mendojnë një gjë të tillë e pranojnë atë, që pastaj të veprojnë e jetojnë sipas saj. Prandaj i Lartësuari thotë më pas:

...por shumica e njerëzve nuk e dinë. -

Ata nuk nxjerrin mësime nga këto fakte, argumente e shenja. Pastaj i Lartësuari thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë