Sureja Gafir (Falusidhenësi — غافر) (Ajet 60)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




40 Gafir(غافر), Ajet 60

وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ ۚ إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ 60 ٦٠

Zoti juaj, ka thënë: “Më thirrni Mua (më adhuroni), Unë do t’ju përgjigjem (shpërblejë)! Me të vërtetë, ata që mendjemadhësohen e nuk duan të Më adhurojnë – do të hyjnë të poshtëruar në skëterrë. (60)

Tefsiri

Zoti juaj ka thënë: “M’u lutni Mua, që Unë t’ju përgjigjem!” -

Ky ajet tregon për butësinë dhe mëshirën e Allahut ndaj robërve , si edhe për mirësitë e bujarinë e Tij të pakufishme. Ai i fton vazhdimisht robërit e Tij në çdo gjë që rregullon si fenë e besimin e tyre, ashtu edhe dynjanë e tyre. Ai i urdhëron robërit që t’i drejtohen dhe t’i luten Atij me të dyja llojet e lutjes: me lutjen e adhurimit dhe me lutjen e kërkesës së drejtpërdrejtë.Allahu i fton ata që të luten, duke premtuar se do t’u përgjigjet. Por, nga ana tjetër, Allahu i kërcënon ata që tregohen kryeneçë dhe refuzojnë që ta adhurojnë dhe t’i luten Atij, duke thënë:

“Por ata që, nga mendjemadhësia, i shmangen adhurimit Tim, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar”. -

Të tillët do të flaken në Xhehenem të poshtëruar e të përçmuar. Pra, ata do të vuajnë jo vetëm dhimbjet e atjeshme, por edhe poshtërimin. Ky është shpërblimi me drejtësi për arrogancën e tyre.Shih shpjegimin e këtyre dy llojeve tëlutjes te surja Bekare ajeti

186

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë