Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قُلْ إِنِّي نُهِيتُ أَنْ أَعْبُدَ الَّذِينَ تَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ لَمَّا جَاءَنِيَ الْبَيِّنَاتُ مِنْ رَبِّي وَأُمِرْتُ أَنْ أُسْلِمَ لِرَبِّ الْعَالَمِينَ
Thuaj (o Muhammed!): “Mua më është ndaluar të adhuroj atë që ju e adhuroni, përpos Perëndisë, pasi që më kanë ardhur argumentet e qarta prej Zotit tim, e më është urdhëruar që t’i përulem Zotit të Gjithësisë”. (66)
Thuaj: “Mua më është ndaluar të adhuroj ata që ju i adhuroni veç Allahut, ...” -
Thuaju, o Profet, unë jam ndaluar që t’i adhuroj ata të cilët ju i adhuroni përveç Allahut, duke u shprehur dashurinë e madhërimin tim, duke shpresuar tek ata e duke iu lutur, duke iu bindur e nënshtruar atyre, qofshin ata idhuj, puta e çdo gjë tjetër që adhurohet padrejtësisht veç Allahut. Unë nuk jam në dyshim për çështjen që ju ftoj, por jam i qartë, i sigurt dhe i bazuar në argumente nga Zoti:“...sepse më kanë ardhur argumente të qarta nga Zoti im dhe jam urdhëruar t’i dorëzohem e nënshtrohem vetëm Zotit të botëve”. -
Kjo është ftesa ime, me argumente të qarta nga Zoti im. Unë jam urdhëruar t’i dorëzohem tërësisht Zotit të botëve, duke e adhuruar Atë si Një të vetëm, ashtu siç më ka urdhëruar Ai që ta adhuroj. Unë e adhuroj Zotin tim me zemrën, gjuhën dhe me trupin tim. E adhuroj Atë me të gjithë qenien time, duke u nënshtruar dhe dorëzuar ndaj ligjit të Tij. Pa dyshim ky urdhër është absolutisht urdhri më i madh, ashtu sikurse ndalesa nga adhurimi i çdo gjëje tjetër veç Allahut është absolutisht ndalesa më e madhe. Allahu i Madhëruar e argumenton këtë teuhid, duke na treguar se Ai është Krijuesi e Formësuesi i qenieve tona. Nëse e pranojmë Atë si të vetmin Krijues, atëherë duhet ta njohim e pranojmë edhe si të vetmin që meriton adhurimin.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë