Sureja Gafir (Falusidhenësi — غافر) (Ajet 68)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




40 Gafir(غافر), Ajet 68

هُوَ الَّذِي يُحْيِي وَيُمِيتُ ۖ فَإِذَا قَضَىٰ أَمْرًا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُ كُنْ فَيَكُونُ 68 ٦٨

Ai (Perëndia), është Ai që i ngjallë (të vdekurit) dhe i vdes (të gjallët) dhe kur Ai vendos diçka, vetëm thotë pë të: “Bëhu!” dhe ajo menjëherë bëhet. (68)

Tefsiri

Është Allahu Ai që jep jetë dhe sjell vdekje. -

Allahu është i vetmi që ka në dorë jetën dhe vdekjen. Çdonjë që vdes, me shkak apo pa shkak, vdes veçse me lejen dhe caktimin e Tij. I Madhëruari thotë në një ajet tjetër: “Allahu ju krijoi prej dheu, pastaj prej një pike uji (sperme) e pastaj ju bëri çift. Çdo femër mbetet shtatzanë dhe lind veçse me dijen e Tij. Askujt nuk i jepet të jetojë gjatë ose t'i shkurtohet jeta, pa qenë kjo e shënuar në Libër (Leuhi Mahfudh). Dhe kjo është e lehtë për Allahun.”.”. [Fatir 11].

Kur dëshiron diçka, Ai vetëm thotë: “Bëhu”, e ajo menjëherë bëhet. -

Nëse Ai dëshiron të kryhet a të ndodhë diçka, e madhe apo e vogël, e rëndësishme apo jo në dukje, Ai vetëm i thotë: “Bëhu!” dhe ajo bëhet; asgjë nuk mund ta ndalojë, ta kthejë apo ta ndryshojë atë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë