Sureja Gafir (Falusidhenësi — غافر) (Ajet 80)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




40 Gafir(غافر), Ajet 80

وَلَكُمْ فِيهَا مَنَافِعُ وَلِتَبْلُغُوا عَلَيْهَا حَاجَةً فِي صُدُورِكُمْ وَعَلَيْهَا وَعَلَى الْفُلْكِ تُحْمَلُونَ 80 ٨٠

Dhe, për ju ka në to dobi, që të arrini realizimin e nevojave të rëndësishme që i keni – dhe me to e me barka transportoheni. (80)

Tefsiri

Ju keni edhe dobi të tjera nga ato dhe përmes tyre plotësoni ndonjë nevojë. -

Kafshët shërbejnë për transport, për të udhëtuar në vende të largëta. Kështu, ato plotësojnë nevojat dhe dëshirat e njerëzve.

Nëpërmjet tyre dhe anijeve ju udhëtoni. -

Kuptimi: Ju lëvizni e bartni mirësitë e Zotit nëpërmjet mjeteve tokësore dhe atyre detare. Është Ai që i lehtësoi për ju kushtet për funksionimin e atyre mjeteve.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë