Sureja Gafir (Falusidhenësi — غافر) (Ajet 83)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




40 Gafir(غافر), Ajet 83

فَلَمَّا جَاءَتْهُمْ رُسُلُهُمْ بِالْبَيِّنَاتِ فَرِحُوا بِمَا عِنْدَهُمْ مِنَ الْعِلْمِ وَحَاقَ بِهِمْ مَا كَانُوا بِهِ يَسْتَهْزِئُونَ 83 ٨٣

E kur ju erdhën pejgamberët e tyre me argumente të qarta, ata u gëzuan me dijeninë që kishin (dijeninë iluzore), e i kaploi ajo (dënimi) për atë që e përqeshnin. (83)

Tefsiri

Kur u erdhën të dërguarit me Shenja të qarta, ata u mburën me diturinë e vet, ... -

Kur profetët e Zotit sollën libra hyjnorë, mrekullitë madhështore dhe diturinë e dobishme, nëpërmjet së cilës mund të dallonin udhëzimin e drejtë nga devijimi dhe të vërtetën nga e kota, pabesimtarët u vetëkënaqën me diturinë që kishin, edhe pse ajo ishte në kundërshtim me fenë e Zotit dhe me diturinë e sjellë nga profetët. Kuptohet lehtë se ky gëzim i tyre me njohuritë që kishin ishte vetëkënaqësi e tepruar. Nga ana tjetër, ajo tregonte për armiqësinë dhe urrejtjen e madhe të tyre për të vërtetën me të cilën erdhën profetët. Ata i trumbetonin idetë e tyre sikur ishin e vërteta e sigurt, që duhet mbrojtur e pasuar. Këtu futen edhe idetë e filozofisë greke, nëpërmjet të cilave disa njerëz përpiqen që të hedhin poshtë ajetet kuranore ose që të zbehin rëndësinë dhe vlerën e Librit të Allahut në zemrat e robërve. Sipas tyre, dituria e sigurt e Kur'anit mund të vihet në dyshim. Për ta është më e pranueshme që të pranosh logjikën e mendjelehtëve, të cilët mbështeten në rregulla të kota, që i vendosin vetë dhe i besojnë si të mirëqena. Ky këmbim konsiderohet si mohimi më i madh i Shpalljes së Allahut dhe si armiqësi e hapur ndaj saj. Por Allahu është Mbrojtësi dhe Ndihmëtari më i mirë kundër mohuesve e refuzuesve të së vërtetës.

...por atëherë i goditi ai

(dënimi i Zotit)

me të cilin talleshin. -

Mbi ta zbriti ndëshkimi, për shkak të shpërfilljes dhe talljes me shenjat dhe Shpalljen e Zotit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë