Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَلَمَّا رَأَوْا بَأْسَنَا قَالُوا آمَنَّا بِاللَّهِ وَحْدَهُ وَكَفَرْنَا بِمَا كُنَّا بِهِ مُشْرِكِينَ
E, kur ta shohin dënimin Tonë, atëherë thohë: “Ne besojmë në Perëndinë – të vetmin Zot, e i mohojmë ato që ia përshkruanim për shok Atij”. (84)
Dhe kur e panë Dënimin Tonë, thanë: “Ne i besojmë Allahut, që është Një dhe i mohojmë ata që i adhuronim veç Tij”. -
Kur të tillët të shohin ndëshkimin, ata do të pranojnë besimin e drejtë në Allahun, por kjo nuk do t’ju vlejë, sepse koha për pendim dhe besim përfundon me vdekjen. Ata do të distancohen nga idhujt ose gjithçka që kanë adhuruar në dynja, veç Allahut të Madhëruar. Po ashtu, ata do të pendohen për çdo dituri e vepër që binte ndesh me mësimet dhe udhëzimet e profetëve të Zotit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë