Sureja Gafir (Falusidhenësi — غافر) (Ajet 8)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




40 Gafir(غافر), Ajet 8

رَبَّنَا وَأَدْخِلْهُمْ جَنَّاتِ عَدْنٍ الَّتِي وَعَدْتَهُمْ وَمَنْ صَلَحَ مِنْ آبَائِهِمْ وَأَزْوَاجِهِمْ وَذُرِّيَّاتِهِمْ ۚ إِنَّكَ أَنْتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ 8 ٨

O Zoti ynë, shpjeri ata në kopshtijet e Adnit, të cilat ju ke premtuar tyre, dhe prindërit e tyre dhe pasardhësit e tyre, ata që kanë qenë të mirë; Ti je i Plotëfuqishëm dhe Gjithëdijshëm. (8)

Tefsiri

O Zoti ynë! Futi ata

(që pendohen dhe ndjekin rrugën Tënde)

në kopshtet e Adnit, të cilat ua ke premtuar, ... -

Kuptimi: Futi ata në Xhenetin të cilin ua ke premtuar nëpërmjet profetëve të Tu.

...së bashku me të mirët prej etërve të tyre, bashkëshorteve të tyre dhe pasardhësve të tyre. -

Pra, futi në Xhenet së bashku me ata të cilët u rregulluan dhe u bënë të mirë, nëpërmjet imanit dhe veprave sipas këtij imani. Kësisoj, melekët luten për prindërit, bashkëshortet, shokët e miqtë e besimtarëve, si dhe për pasardhësit e tyre.

Vërtet, Ti je Ngadhënjimtari, i Urti! -

Ti je Krenari e Ngadhënjimtari, që ke nënshtruar çdo gjë me madhështinë Tënde. Ti u fal gjynahet robërve , largon prej tyre çdo të keqe dhe çdo shkaktar gjynahesh, si dhe u mundëson atyre të arrijnë çdo të mirë. Ti je El Hakimu - i Urti, i Cili vendos gjithçka në vendin e vet. O Zoti ynë, nuk të lutemi për ndonjë gjë, nëse urtësia Jote sugjeron të kundërtën e lutjes sonë. Ne të lutemi për faljen e besimtarëve, sepse këtë e kërkon urtësia Jote, të cilën e ke sqaruar nëpërmjet profetëve të Tu. Këtë e kërkon, gjithashtu, edhe Bamirësia e Bujaria Jote.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë