Sureja Fusilet (Të Detajuarat — فصلت) (Ajet 10)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




41 Fusilet(فصلت), Ajet 10

وَجَعَلَ فِيهَا رَوَاسِيَ مِنْ فَوْقِهَا وَبَارَكَ فِيهَا وَقَدَّرَ فِيهَا أَقْوَاتَهَا فِي أَرْبَعَةِ أَيَّامٍ سَوَاءً لِلسَّائِلِينَ 10 ١٠

Dhe, krijoi në Tokë (sipërfaqe të saj) male të palëvizshme, e bëri që në të – të krijohen shumë begati, dhe u caktoi në te (të gjithëve) furnizimin e tyre, të gjitha këto për katër ditë (periudha kohore); ky është shpjegimi për të gjithë ata që pyesin. (10)

Tefsiri
Thuaju: “A ju jeni ata që nuk i besoni Atij, që e krijoi Tokën për dy Ditë dhe i shoqëroni Atij shok?! Ai është Zoti i botëve. Është Ai që vuri në Tokë male të fuqishme, e bekoi atë

(Tokën)

me të mira dhe brenda katër Ditëve përcaktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të.” Ky është shpjegimi për ata që pyesin.” -

Kjo është një pyetje, që tregon habi, por edhe ndalesë nga krimi që bëjnë qafirët, të cilët adhurojnë idhuj, duke iu përulur e duke i barazuar me Allahun e Madhërishëm, Mbretëruesin Bujar, i Cili e krijoi Tokën vetëm për dy ditë, pastaj e sheshoi atë për dy ditë të tjera, duke vendosur malet si shtylla, të cilët e mbajnë Tokën të qëndrueshme nga dridhjet dhe lëvizjet. Krijimi i saj u plotësua më tej, duke nxjerrë bimësinë e çdo gjë tjetër. E gjithë kjo ndodhi në katër ditë, për ta ditur ata që pyesin rreth krijimit të saj. E kush mund të përgjigjet më mirë se i Gjithëdituri e i Plotpushtetshmi? Ky është një fakt i vërtetë, i cili nuk ka as mangësi dhe as shtesa. Pas krijimit të Tokës, Allahu iu drejtua krijimit të qiellit, i cili ishte tym. Pastaj u tha qiellit dhe Tokës:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë