Sureja Fusilet (Të Detajuarat — فصلت) (Ajet 11)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




41 Fusilet(فصلت), Ajet 11

ثُمَّ اسْتَوَىٰ إِلَى السَّمَاءِ وَهِيَ دُخَانٌ فَقَالَ لَهَا وَلِلْأَرْضِ ائْتِيَا طَوْعًا أَوْ كَرْهًا قَالَتَا أَتَيْنَا طَائِعِينَ 11 ١١

Pastaj, vendosi (të rregullojë) qiellin, e ai ishte në gjendje mjegullire, e i tha atij (qiellit) dhe Tokës: “Dukuni (ejani të përulur) me dashje ose me dhunë!” e ata u përgjigjë: “Erdhëm vullnetarisht!” (11)

Tefsiri

Më pas, Ai iu drejtua qiellit, i cili ishte si tym dhe i tha atij dhe Tokës: “Bindjuni urdhrit Tim, me hir a me pahir!” -

Ky është një urdhër që duhet të shkojë në vend dhe të ekzekutohet në çdo mënyrë.

Të dy

(Qielli dhe Toka) t

hanë: “Po, i bindemi me dëshirë.” -

Kuptimi: Ne kurrsesi nuk mund të dëshirojmë diçka që kundërshton dëshirën dhe urdhrin Tënd, o Zot. Ne nënshtrohemi vullnetarisht e me dëshirë. Kështu u kompletua krijimi i qiejve dhe Tokës në gjashtë ditë të plota, duke filluar nga dita e diel e duke përfunduar ditën e premte. Edhe pse fuqia e Zotit është aq e madhe sa të krijojë gjithçka në një çast të vetëm, edhe pse Ai është i Plotpushtetshëm për gjithçka, Ai gjithashtu është i Urtë, i Butë e i Mëshirshëm. Prej mëshirës dhe butësisë së Tij, Ai vendosi që krijimi i botës të jetë në këtë mënyrë dhe kohë. Nga ajeti: “Më pas, Ai iu drejtua qiellit, i cili ishte si tym dhe i tha atij dhe Tokës: “Bindjuni urdhrit Tim, me hir a me pahir!”, kuptohet se Allahu i Lartësuar e ka krijuar qiellin pas krijimit të Tokës. Ndërsa në suren Naziat, Allahu i Lartësuar thotë: “...e pastaj tokën e sheshoi....”. Në pamje të parë duket sikur këto dy ajete janë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Por, pa dyshim, në Librin e Zotit nuk mund të gjesh kurrë kundërshtime e kundërthënie. Shpjegimi për këtë është se - ashtu siç thonë shumë komentues të Kur'anit, - vërtet që krijimi i Tokës si trup qiellor ka ndodhur para krijimit të qiejve, ashtu sikurse thuhet në këtë sure, por shtrimi dhe përgatitja e saj, duke e nxjerrë bimësinë, ujin etj., ka ndodhur pas krijimit të qiejve, sikurse thuhet në suren Naziat: “A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? Ai e ndërtoi atë. E ngriti kupën e tij dhe e përsosi. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi. E pastaj tokën e sheshoi. Nxori prej saj ujin dhe kullotat e saj, kurse malet ia përforcoi, si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.”. Në këtë ajet nuk thuhet: “E pastaj Tokën e krijoi”, por thuhet: “E pastaj Tokën e sheshoi....”. Pra, pas krijimit të qiellit, ka ndodhur shtrimi i tokës dhe jo krijimi i saj.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë