Sureja Fusilet (Të Detajuarat — فصلت) (Ajet 14)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




41 Fusilet(فصلت), Ajet 14

إِذْ جَاءَتْهُمُ الرُّسُلُ مِنْ بَيْنِ أَيْدِيهِمْ وَمِنْ خَلْفِهِمْ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا اللَّهَ ۖ قَالُوا لَوْ شَاءَ رَبُّنَا لَأَنْزَلَ مَلَائِكَةً فَإِنَّا بِمَا أُرْسِلْتُمْ بِهِ كَافِرُونَ 14 ١٤

kur atyre u erdhën pejgamberët – para tyre dhe pas tyre (duke thënë): “Mos adhuroni (asgjë) përveç Zotit!” e ata thanë: “Sikur të kishte dashtë Zoti ynë, Ai do të kishte dërguar engjëj. Ne nuk besojmë në atë që është dërguar me ju”. (14)

Tefsiri

Kur atyre u erdhën të dërguarit në çdo kohë, duke i këshilluar: “Mos adhuroni asgjë tjetër përveç Allahut”, ata thanë:... -

Pra, të dërguarit e Zotit shkonin njëri pas tjetrit, për t’u kujtuar Zotin dhe për t’i ftuar në adhurimin e Tij. Mesazhi i të gjithë profetëve ka qenë i njëjtë: Mos adhuroni asgjë tjetër veç Allahut. Ata kanë urdhëruar për sinqeritet ndaj Allahut dhe kanë ndaluar nga idhujtaria, me të gjitha format dhe rrugët e saj. Megjithatë, ata i refuzuan porositë e Zotit, duke i konsideruar gënjeshtra dhe trillime. Ata thanë:

“Po të donte Zoti ynë, do të dërgonte melekë

(të na këshillonte)

. Prandaj ne nuk i besojmë mesazhit që përcillni ju.” -

Kuptimi: Ju jeni njerëz të zakonshëm si ne, prandaj nuk e pranojmë thirrjen tuaj. Ky lloj justifikimi i kotë vazhdon e përsëritet nga njerëzit. Ai është vërtet justifikim pa bazë, sepse nuk është kusht që të jesh melek për të qenë profet. Asnjëherë nuk ka ekzistuar një kusht i tillë. Që një profet të dëshmojë se ai vërtet është i dërguar dhe i ndihmuar nga Zoti në misionin e tij, mund të sjellë mrekulli prej Zotit. Nëse profeti i sjell mrekullitë dhe argumentet e dukshme për vërtetësinë e tij, atëherë kundërshtarët le të mblidhen dhe t’i hedhin poshtë ato me argumente të tjera! Por kjo është e pamundur të ndodhë. Ata kurrë nuk mund të hedhin poshtë mrekullitë dhe faktet e sjella nga një profet i Allahut.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë