Sureja Fusilet (Të Detajuarat — فصلت) (Ajet 20)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




41 Fusilet(فصلت), Ajet 20

حَتَّىٰ إِذَا مَا جَاءُوهَا شَهِدَ عَلَيْهِمْ سَمْعُهُمْ وَأَبْصَارُهُمْ وَجُلُودُهُمْ بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ 20 ٢٠

dhe kur të vijnë tek ai (zjarri), kundër tyre do të dërshmojnë, veshët e tyre, sytë e tyre, dhe lëkurat e tyre – për atë që kanë punuar. (20)

Tefsiri

Kur t’i afrohen Zjarrit, kundër tyre do dëshmojnë veshët e tyre, sytë e tyre dhe lëkurat e tyre për

(të gjitha)

veprat e tyre. -

Kur t’i afrohen Zjarrit, ata do të mohojnë krimet që kanë bërë në dynja. Por kundër tyre do të dëshmojnë dëgjimi, shikimi dhe lëkura e tyre, për çdo vepër që kanë bërë. Në fakt, çdo pjesë e trupit të tyre do të dëshmojë dhe do të thotë. “Unë veprova kështu e ashtu, në këtë e atë ditë”, por Allahu i Lartësuar veçon organet e mësipërme, sepse shumica e gjynaheve bëhen nëpërmjet tyre ose për shkak të tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë