Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Do të bëjmë Ne, që ta shijojnë mohuesit dënimin e ashpër dhe do t’i dënojmë ata me më të keqen, për veprat që kanë bërë. (27)
Tefsiri
Por, sigurisht Ne do të bëjmë që jobesimtarët të shijojnë një dënim të ashpër. Ne do t’i ndëshkojmë ata për veprat më të këqija që punuan. -Veprat e tyre janë kufri, gjynahet, mosbindja ndaj Zotit dhe shpërfillja e Shpalljes së Tij. Sa të këqija janë këto vepra! Ndëshkimi i tyre është i drejtë, sepse ai godet vetëm njerëzit që bëjnë të këqija dhe shpërfillin të vërtetën. Allahu i Lartësuar nuk i bën padrejtësi askujt.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë