Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا رَبَّنَا أَرِنَا اللَّذَيْنِ أَضَلَّانَا مِنَ الْجِنِّ وَالْإِنْسِ نَجْعَلْهُمَا تَحْتَ أَقْدَامِنَا لِيَكُونَا مِنَ الْأَسْفَلِينَ
(Atëherë) mohuesit do të thonë: “O Zoti ynë, tregona ata (dy grupe) prej xhindëve dhe njerëzve, që na kanë shpënë në humbje, që t’i shtrojmë nën këmbët tona, e të bëhen ndër më të fundmit (në zjarr)!” (29)
Jobesimtarët do të thonë: “O Zoti ynë, na i trego ato xhinde dhe ata njerëz që na përhumbën
(nga e vërteta), që t’i shtypim me këmbët tona e të jenë më të poshtëruarit.” -
Të mashtruarit që ndiqnin udhëheqësit e tyre, të dëshpëruar, do t’i drejtohen Allahut të Lartësuar, duke thënë: “Na i trego ata njerëz dhe xhindë që na devijuan nga rruga e drejtë dhe na çuan në humbje, dhe pastaj në këtë ndëshkim. Na i trego cilët janë ata shejtanë njerëz dhe xhindë, të cilët na ftuan dhe na tërhoqën në Xhehenem. Na i trego, që t’i shkelim dhe copëtojmë me këmbët tona. Ashtu sikurse na poshtëruan ne, duke na devijuar nga e mira për të na drejtuar tek e keqja, ashtu na jep mundësinë që t’i vëmë poshtë këmbëve tona!” Në këtë ajet tregohet urrejtja e madhe që dy palët, pasues dhe të pasuar, do të kenë në Zjarr ndaj njëri-tjetrit. Ata do të mallkojnë dhe do të distancohen nga njëri-tjetri.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë