Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا تَتَنَزَّلُ عَلَيْهِمُ الْمَلَائِكَةُ أَلَّا تَخَافُوا وَلَا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنْتُمْ تُوعَدُونَ
Me të vërtetë, ata që thonë: “Zoti ynë është Perëndia, e pastaj vazhdojnë në të drejtë (sipas urdhërit të Perëndisë), do t’ju zbresin atyre engjëjt (dhe do t’ju thonë): “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni xhennetit që ju është premtuar. (30)
S’ka dyshim se atyre që thonë “Allahu është Zoti ynë” dhe pastaj qëndrojnë të palëkundur në këtë, ... -
Të tillët e pranojnë me zemër, e dëshmojnë me fjalë dhe janë të kënaqur që Allahu është Zoti, Sunduesi, Pronari dhe Rregulluesi i çështjeve të krijesave. Gjithashtu, ata i nënshtrohen plotësisht urdhrit dhe vullnetit të Zotit të tyre. Përveç kësaj, ata janë sistematikë dhe të palëkundur në ndjekjen e rrugës së drejtë. Ecja në rrugën e drejtë varet nga dy kushte: nga pasja e dijes së saktë dhe të sigurt prej Zotit dhe, së dyti, nga puna e sinqertë, në përputhje me atë dituri. Domethënë, për të tillë njerëz është lajmi i mirë në dynja dhe në ahiret, se:...do t’u zbresin melekët
(e do t’u thonë): “Mos u frikësoni e mos u trishtoni, por gëzohuni me Xhenetin, që ju është premtuar! -
Melekët zbresin tek këta të zgjedhur dhe i vizitojnë në çastet e vdekjes. Melekët iu drejtohen besimtarëve, që po presin vdekjen, me fjalët më të ëmbla e qetësuese. Ata iu thonë: “Mos kini frikë nga ajo që ju pret pas vdekjes! Mos u trishtoni nga ato që kanë kaluar!” Kështu, ata i sigurojnë besimtarët se janë të shpëtuar nga çdo e keqe që lidhet me të shkuarën apo me të ardhmen e tyre. Më pas: “... gëzohuni me Xhenetin, që ju është premtuar!” - pra, gëzohuni, sepse Xheneti është i sigurt për ju, duke u zbatuar kështu premtimi i Zotit për robërit e Tij besimtarë. Në vijim, duke i përgëzuar dhe qetësuar besimtarët, melekët u thonë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë