Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَإِنِ اسْتَكْبَرُوا فَالَّذِينَ عِنْدَ رَبِّكَ يُسَبِّحُونَ لَهُ بِاللَّيْلِ وَالنَّهَارِ وَهُمْ لَا يَسْأَمُونَ ۩
E, nëse ata madhështohen, - po, ata që janë te Zoti yt (engjëjt), e lavdërojnë Atë natën dhe ditën, e kurrë nuk mërziten. (38)
Po nëse ata
(jobesimtarët)refuzojnë, atëherë ata që janë pranë Zotit tënd i thurin lavde Atij, natën e ditën dhe kurrë nuk lodhen. -
Kuptimi: Nëse refuzojnë që të adhurojnë Allahun e Lartësuar dhe nuk i përulen Atij, le ta dinë se ata nuk mund ta cenojnë aspak madhështinë e Allahut. Allahu është jonevojtar për ta dhe për adhurimet e tyre. Nga ana tjetër, Allahu i Madhëuar ka krijuar robër të bindur, të cilët kurrë nuk e thyejnë urdhrin e Tij, por zbatojnë gjithçka që u urdhërohet. “Ata që janë pranë Zotit”, domethënë melekët e Tij, e madhërojnë dhe e lavdërojnë me tesbih Atë natë e ditë, dhe kurrë nuk lodhen apo ta pakësojnë adhurimin. Ata janë shumë të fuqishëm, ashtu siç është e fuqishme edhe dashuria e tyre për Zotin, prandaj edhe përkushtimi i tyre është i pandërprerë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë