Sureja Fusilet (Të Detajuarat — فصلت) (Ajet 3)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




41 Fusilet(فصلت), Ajet 3

كِتَابٌ فُصِّلَتْ آيَاتُهُ قُرْآنًا عَرَبِيًّا لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ 3 ٣

Libër, argumentet e të cilit janë të qarta, (që është) Kur’ani në gjuhën arabe, për popullin që di, (3)

Tefsiri

Një Libër, ajetet e të cilit janë shpjeguar me hollësi, një Kur'an në arabisht ... -

Kur'ani ka shtjelluar dhe sqaruar çdo çështje në mënyrë të plotë. Ajeti tregon se sqarimi i çështjeve të përmendura në këtë libër është i tërësishëm, duke përmendur çdo element të nevojshëm për të treguar vërtetësinë e gjërave. Gjithashtu, Kur'ani është në arabisht, me një gjuhë të pastër, të qartë e të plotë.

... për njerëzit që kuptojnë,. -

Ashtu sikurse janë të qarta fjalët dhe shprehjet e Kur'anit, po ashtu janë të qarta edhe kuptimet e përnxjerra prej tij. Në këtë mënyrë, ata që dinë do të mund të dallojnë udhën e drejtë nga e gabuara ose të vërtetën nga e kota. Ndërsa për injorantët, ky libër nuk bën dobi, por përkundrazi, ua shton humbjen, devijimin dhe verbërinë. Nga fjala e Zotit përfitojnë të diturit, ndërsa mohuesit e të padrejtët nuk përfitojnë prej saj, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Nuk ka dyshim se për ata që mohojnë Besimin, është njëlloj: i paralajmërove apo nuk i paralajmërove, ata nuk besojnë. Allahu ua ka vulosur zemrat dhe të dëgjuarit e tyre dhe në shikimet e tyre ka perde. Ata do të kenë dënim të madh.” [Bekare 6 - 7].

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë