Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَمْ لَهُمْ شُرَكَاءُ شَرَعُوا لَهُمْ مِنَ الدِّينِ مَا لَمْ يَأْذَنْ بِهِ اللَّهُ ۚ وَلَوْلَا كَلِمَةُ الْفَصْلِ لَقُضِيَ بَيْنَهُمْ ۗ وَإِنَّ الظَّالِمِينَ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
Por ata, kanë shokë (udhëheqës të këqinj), të cilët u kanë përcaktuar (atyre) në fé aso dispozite, çfarë nuk ka lejuar Perëndia. Sikur të mos kishte qenë Fjala e vendimit të mëparshëm (që gjykimi do të shtyhet), ata madje do të ishin gjykuar. Me të vërtetë, për zullumqarët ka dënim të dhembshëm. (21)
Ata pasojnë idhuj, të cilët u përcaktojnë atyre një fe që nuk e ka lejuar Allahu.. -
Ata i urdhërojnë për idhujtari e për kufër. Ata ua bëjnë të lejuara ato gjëra që Zoti i ka ndaluar dhe ua ndalojnë ato gjëra që Zoti i ka lejuar. Ata i urdhërojnë për fjalë dhe vepra që përputhen me epshet dhe prirjet e tyre të shëmtuara dhe të shfrenuara. Feja është programi i jetës që Allahu i Lartësuar e solli për njerëzit, që ata të nënshtrohen dhe ta zbatojnë në jetën e tyre dhe, nëpërmjet saj, të afrohen te Krijuesi i tyre, me adhurime dhe vepra të mira. Feja është e vetmja mënyrë që krijesat të jetojnë në paqe me Krijuesin. Prandaj, çdokush që sjell një fe apo sistem që kundërshton fenë e Zotit, duhet të braktiset menjëherë. Kështu duhet të sillemi edhe me ata që përçojnë udhëzime të devijuara, për të cilat nuk kanë mbështetje tek Allahu dhe Profeti. Të mjerët, jo vetëm që pasojnë rrugët e humbjes, por bëhen edhe bashkëpunëtorë në këtë krim. Sigurisht, ata do të llogariten me drejtësi dhe do të marrin atë që meritojnë, por kur të vijë momenti i caktuar.Sikur të mos ishte Përcaktimi i hershëm
(i Zotit), mbi ta do të urdhërohej dënimi
(menjëherë). - Allahu i Lartësuar ka përcaktuar një afat, në të cilin Ai do të llogarisë me drejtësi veprat e robërve dhe do të vendosë drejtësinë në çdo çështje për të cilën krijesat kanë patur mospajtime. Për këtë arsye, Ai nuk i ndëshkon menjëherë ata që pengojnë njerëzit nga rruga dhe udhëzimi i Tij. Po të mos ishte ky vendim i hershëm i të Gjithëditurit, çështja e tyre do të merrte fund. Nëse nuk do të ishte afati që ka vendosur i Lartësuari, e drejta do të dilte në shesh menjëherë: të padrejtët do të ndëshkoheshin dhe të drejtët do të merrnin shpërblimin e tyre.Dhe, pa dyshim, mohuesit do të kenë dënim të dhembshëm. -
Pra, të mos mashtrohen nga ky afatizim, se përpara i pret një ndëshkim i rreptë. Ajo ditë është shumë e vështirë dhe e frikshme. Pamjet e asaj dite janë vërtet të tmerrshme:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë