Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَمْ يَقُولُونَ افْتَرَىٰ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا ۖ فَإِنْ يَشَإِ اللَّهُ يَخْتِمْ عَلَىٰ قَلْبِكَ ۗ وَيَمْحُ اللَّهُ الْبَاطِلَ وَيُحِقُّ الْحَقَّ بِكَلِمَاتِهِ ۚ إِنَّهُ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ
Por, ata thonë: “Ai (Muhammedi), ka trilluar gënjeshtra për Perëndinë!” E, Perëndia, nëse don, zemrën tënde e bën të paluhatshme (me durim). Perëndia e shkatërron të pavërtetën (trillimin e bërë) dhe e forcon të vërtetën me fjalët e Veta. Ai di mirë çka ka në zemrat e tyre. (24)
A mos thonë ata se ai
(Muhamedi a.s.)trillon gënjeshtra ndaj Allahut?! -
Ata që mohojnë Profetin, në shenjë arrogance dhe mosbesimi, shpifin kundër tij nga gjërat më të shëmtuara. Ata shpifin se Muhamedi (a.s.), thjesht pretendon se është i Dërguari i Zotit, por ai në të vërtetë është mashtrues. Allahu i Lartësuar sjell një pyetje, së cilës i dihet përgjigjja dhe e cila përmban në vetvete një lloj habije dhe kërcënimi për ata që bëjnë të tilla shpifje të ulëta. Ata e dinin shumë mirë sinqeritetin e Muhamedit (a.s.), të cilin e kishin emërtuar El Emîn– Besniku, që në kohën paraislamike. Pra, si është e mundur që ata bënin të tilla shpifje, që as vetë nuk i besonin?! A nuk kishin frikë nga kjo gënjeshtër e qartë?! Madje, një pretendim i tillë ishte, para së gjithash, një fyerje dhe gënjeshtër ndaj Allahut të Lartësuar. Ata pretendonin që Allahu i Lartësuar, edhe pse e dinte që - sipas tyre - ai njeri ishte një “mashtrues i madh”, që devijonte njerëzit nga rruga e vërtetë, e lejonte atë që të kishte sukses, madje e ndihmonte atë me mrekulli të shumta dhe të pakundërshtueshme, i jepte atij fitore pas fitoreje kundër armiqve të tij, derisa i dha pushtet të plotë mbi kundërshtarët e tij! I Pastër dhe i Lartësuar është Allahu nga të tilla shpifje të ulëta! Si mund të kishin të tilla mendime për të Gjithëpushtetshmin e të Gjithëmëshirshmin, kur Ai është i Plotfuqishëm për ta shuar një mashtrim të tillë që nga rrënjët dhe fillesat e tij?! Prandaj i Gjithëmëshirshmi e i Urti thotë më pas:Po të donte, Allahu do ta vuloste zemrën tënde
(O Muhammed). - Kuptimi: Allahu i Lartësuar është i Plotfuqishëm që ta vulosë zemrën e Muhamedit (a.s.) dhe ta bëjë atë që të mos jetë në gjendje për asgjë, të mos mundet të bëjë asgjë të mirë. Pra, nëse Allahu i Lartësuar do të dëshironte, çështja e Muhamedit (a.s.) do të kishte marrë fund me kohë. Kjo është një dëshmi e padiskutueshme, që tregon se Muhamedi (a.s.) është i dërguari i vërtetë i Zotit dhe Shpallja që ai e solli ndër njerëz është Shpallje e Zotit të qiejve dhe të tokës.Allahu e zhduk të pavërtetën dhe e forcon të vërtetën me Fjalët e Tij. -
Urtësia dhe mëshira e të Plotpushtetshmit nuk mund ta lejojë që e kota të triumfojë mbi të vërtetën. Përkundrazi, Ai e fshin dhe e zhduk të kotën, dhe ky është rregull i pandryshueshëm në gjithësi. Edhe pse në ndonjë periudhë, e kota mund të shfaqet dhe të mbizotërojë, përfundimi i saj i pakthyeshëm është shkatërrimi dhe zhdukja. Ndërsa e vërteta, që Zoti kërkon dhe dëshiron që të shfaqet dhe të triumfojë, do të lartësohet dhe triumfojë gjithmonë, sepse ky është një rregull në gjithësinë tonë, që Zoti i Madhëruar e ka krijuar dhe e sundon. Allahu i Lartësuar bën që, me urdhrat e Tij, e vërteta të triumfojë. Urdhrat apo vendimet e Zotit janë dy llojesh:Ai e di shumë mirë çfarë përmbajnë zemrat. -
Allahu di në imtësi gjithçka që mbajnë zemrat, të mira apo të këqija qofshin ato. Ai di çfarë shfaqet jashtë dhe çfarë qëndron e fshehur në shpirt. Allahu e di atë që kërkon të vërtetën me sinqeritet, ashtu siç di edhe atë tjetrin që shtiret si i sinqertë, por në të vërtetë nuk është i tillë. Allahu i Madhëruar ia fal udhëzimin e drejtë atij që Ai dëshiron dhe e lë në humbje atë që Ai dëshiron, sipas dijes, urtësisë dhe mëshirës së Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë