Sureja Esh-Shura (Këshilla — الشورى) (Ajet 25)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




42 Esh-Shura(الشورى), Ajet 25

وَهُوَ الَّذِي يَقْبَلُ التَّوْبَةَ عَنْ عِبَادِهِ وَيَعْفُو عَنِ السَّيِّئَاتِ وَيَعْلَمُ مَا تَفْعَلُونَ 25 ٢٥

Ai e pranon pendimin e robërve të Vet dhe i falë mëkatet dhe i di të gjitha çka punoni ju; (25)

Tefsiri

Është Ai që e pranon pendimin e robërve të Tij, që i fshin gjynahet... -

Këtu tregohet bujaria e pakufishme e Allahut të Lartësuar, mirësia absolute dhe butësia e madhe e Tij. Është i Gjithëmëshirshmi Ai që ua pranon pendimin robërve, kur ata ndiejnë keqardhje pas kryerjes së gjynahut dhe dëshirojnë që kurrë të mos i kthehen më atij gjynahu. Allahu ua pranon pendimin atyre që janë të sinqertë dhe kërkojnë sinqerisht kënaqësinë e Tij. Edhe pse gjynahet janë shkak që robërit të goditen nga ndëshkimet e dynjasë dhe të âhiretit, Allahu i Lartësuar, me butësinë, mëshirën dhe bujarinë e Tij, ua fal dhe ua mbulon gjynahet dhe nuk i ndëshkon në këtë jetë dhe as në jetën tjetër, por kjo kërkon që ata të pendohen sinqerisht, duke plotësuar kushtet e nevojshme për këtë.Allahu i Lartësuar e përforcon këtë premtim kur thotë se: “Ai i fal gjynahet”, pra, i fshin ato të këqija, sikur të mos ishin bërë kurrë. Ai madje fshin edhe gjurmët e të këqijave dhe largon ndëshkimin, që është pasojë e tyre. Nëse Allahu i Gjithëmëshirshëm të fal, Ai të do, dhe kështu tek Ai je i nderuar dhe i pastër nga çdo gjynah që ke bërë. Duke të mëshiruar, Ai të jep sukses për çdo vepër të mirë që të afron tek Ai dhe në Xhenetin e Tij.

...dhe që e di se çfarë punoni. -

Pendimi i robërve nuk ka tek të gjithë të njëjtin karakter. Disa mund të jenë të sinqertë në pendimin e tyre, por disa mund të jenë edhe hipokritë, me qëllime të kësaj dynjaje të pavlefshme. Këto dallime në pendimin e robërve nuk mund t’i dijë askush veç Zotit, i Cili është i Ditur për gjithçka. Prandaj i Lartësuari e mbylli ajetin me këto fjalë. Le të vlejë kjo si vërejtje, që njerëzit të jenë të kujdesshëm dhe të ruhen shumë nga qëllimet jo të sinqerta me Zotin e tyre. Allahu i Lartësuar i fton robërit që të pendohen nga gjynahet dhe mosbindja e tyre ndaj Tij, dhe pastaj të kthehen tek Ai të bindur dhe të nënshtruar. Por në varësi të reagimit ndaj kësaj ftese, njerëzit ndahen në dy grupe: ata që i përgjigjen asaj pozitivisht dhe ata që nuk e pranojnë këtë ftesë. Sa i përket grupit të parë, Allahu i Lartësuar thotë:Një pendim i pranuar duhet tëplotësojë disa kushte:

1 Sinqeriteti për Allahun e lartësuar nëpendimin tënd. Pra njeriu me pendimin etij të synojë që të kënaqë Allahun elartësuar. Të dëshirojë që Allahu t’iapranojë pendimin, dhe ta falë përgjynahet e tij. Me pendimin e tij nukduhet të synojë të kënaqë njerëzit dhe tëafohet tek ta, ose të ketë për qëllimthjesht t’i shpëtojë dënimeve të shtetit.Por me pendimin e tij të kërkojë vetëmkënaqësinë e Zotit dhe që Ai t’ia falëgjynahet e tij.

2 Kushti i dytë. Të largohet menjëherëprej gjynaheve dhe ky është një ngakushtet më të rëndësishme të saktësisëdhe pranimit të pendimit. Nëse gjynahuështë lënie uaxhibi pendimi realizohetduke filluar zbatimin dhe kryerjen ekëtij uaxhibi. P.sh nëse dikush nuk jeptezekatin dhe dëshion që Allahu ta falë, aiduhet të japë zekatin e pasurisë që nuke ka dhënë gjatë viteve që kanë shkuar.Nëse dikush ka qenë i mangët nëbamirësinë ndaj prindërve, ai duhet tëpërpiqet maksimalisht për të qënëbamirës ndaj tyre. Nëse ke qënë i mangëtnë mardhëniet dhe mbajtjen e lidhjevefarefisnore ai duhet të lidhë ato sërisht.Nëse kryente harame ai duhet të largohetmenjëherë prej tyre dhe të mos vonohetasnjë çast. Nëse ka qenë pej atyre qëpërfitonin nëpërmjet ribasë duhet tëndërpres menjëherë këtë mënyrë fitimidhe të largohet prej saj. Duhet gjithashtuqë shtesën e fituar prej ribasë tashpenzojë me mënyrën e lejuar ngasherjati. Nëse ka qenë mashtrues dhevjedhës i pasurisë së njerëzve me hile epadrejtësi ai duhet të ndalet dhe tëpastrohet nga këto cilësi (mashtrimi,gënjeshtra, tradhëtia). Nëse pasuritë i kamarrë padrejtësisht prej dikujt duhet qët’ia kthej atij dhe ti kërkoj hallallëkunprej tij. Nëse ka qenë përgojues dhenëpërkëmbës i nderit të njerëzve aiduhet të ndalet nga kjo vepër e keqe.Nuk ka asnjë vlerë që dikush të thotë: “Upendova” dhe pastaj të vazhdojë nëgjynahet e tij, në lënien e vaxhibeve, nëkryerjen e harameve. E pra ky pendimështë i pa vlefshëm dhe i pa pranueshëmtek Allahu i lartësuar dhe i gjithëditur.Madje ky lloj pendimi është si tallje ndajZotit Krenar dhe të lartësuar. E si mundtë pretendosh se u pendove ndërkohëvazhdon në gjynahet e tua dhe në mosbindje ndaj Zotit?! Nëse dikujt prejnjerëzve ndaj të cilit ke gabuar do tidrejtoheshe duke i thënë: “më fal unëkam gabuar kundrejt teje dhe kurrë nukdo ti kthehem atij gabimi,” por nëzemrën tënde ti përsëri dëshiron që tikthehesh atij gabimi, kjo padyshim do tëkonsiderohej si tallje dhe nënvlerësimpër atë person. Po kur bëhet fjalë përZotin e gjithësisë çfarë mund tëmendohet dhe si mund të konsiderohetnjë vepër e tillë?! Kështu pra i penduarsinqerisht konsiderohet ai i cili largohetnga gabimi dhe ka vendosur që të mos ikthehet më atij. Është e habitshme se sidisa njerëz bisedojnë me ty dhe shprehinkeqardhjen e madhe për çështjen eribasë, megjithatë përsëri vazhdojnë metë, Allahu na ruajt dhe na udhëzoftë!! Tëtjerë tregojnë keqardhe për çështjen egibetit dhe shkeljes së të drejtave tënjerëzve ndërkohë që ata janë më tëkeqijtë që kryejnë këtë gjynah dhevazhdojnë në të. Allahu na ruajt dhe nashpëtoftë nga çdo e keqe! Dikush tjetërshpreh urrejtjen dhe dëshpërimin ngamashtrimet dhe shkeljet të të drejtave tënjerëzve e moskorrektësinë e tyre, epastaj vazhdon të jetë njeriu mëmashtrues dhe jo korrekt në plotësimin etë drejtave të njerëzve. Pra çdo njeriduhet të lërë gabimin prej të cilit upendua ose në të kundërt pendimi i tijështë i rrefuzuar dhe i pa vlefshëm, i padobishëm tek Zoti.***Gabimet e njeriut ndahen në dykategori:

1 Gabime ndaj Zotit.

2 Dhe gabimet ndaj krijesave.Për gabimin ndaj Zotit mjafton tëpendohemi dhe të ndalemi prej tij mevendosmëri për të mos iu kthyer kurrë.Në këtë rast mjafton kjo dhe nuk ështëe nevojshme, madje mund të themi senuk lejohet, që t’u tregosh njerëzve përgjynahet e tua qofshin lënie vaxhibeshapo kryerje haramesh. Sepse ato kanëqenë gjynahe mes teje dhe Allahut dhe, ilartësuari ti fshehu dhe mbuloi nga sytëe njerëzve. Pra nuk është me vend që tëzbulosh atë që Zoti me mirësinë ebujarinë e tij t’i mbuloi. Profeti a.s kathënë: “Çdo pjestar i umetit tim është isigurt e i falur, përveç muxhahirinëve (tëshfaqurve në gjynahet e tyre) [Buhari dheMuslimi], sikurse është përmendur edhenë haadith muxhahirinë janë ata qëbëjnë gjynahe dhe kur gdhihen u flasine tregojnë njerëzve që bënë kështu dheashtu….” Disa dijetarë kanë thënë se nësedikush bën një gabim që përmbanndëshkim sherijati, nuk ka problem që tëshkojë tek imami që egzekutonndëshkimet ti tregojë për gabimin dhe tëkërkojë prej tij që të egzekutojëndëshkimin e sherijatit si pastrim për të.Por megjithatë më e mira është që ai t’iambulojë vetes atë që Zoti ia mbuloi dhetë pendohet sinqerisht sepse i lartësuariështë Bujar, Falës dhe shumë imëshirshëm. Ai e pranon pendimin ngarobërit e Tij dhe i fal të këqiat. Lloji idytë i gjynaheve janë gjynahet ndajkrijesave. Në këtë rast, pendimit, përveçkushtit të mësipërm, nëse ka të bëj nëmënyrë të posaçme me hakun e krijesës,atëherë i shtohet një kusht tjetër: Tikthejë hakun atij që i takon. P.sh nëse kavjedhur nga dikush duhet t’ia kthesh atijatë që i ke vjedhur ose vlerën e saj. Nëseke mohuar të drejtën e dikujt, p.sh e kemohuar se i ke borxh që në të vërtet iake, atëherë pendimi presupozon që tëpranosh të vërtetën dhe t’ia japësh hakune tij. Nëse i zoti i të drejtës ka vdekuratëherë ia jep trashëgimtarëve të tij.Nëse nuk e njeh apo nuk ka mundësi tagjesh atë apo trashëgimtarët e tij,atëherë jepe sadeka në emër të tij dheAllahu të çliron prej saj dhe ia jep atijhakun e tij. Nëse padrejtësia ndajnjerëzve është e natyrës fizike p.sh i karrahur apo të njgjashme me këto,atëherë pendimi e kërkon që të shkoshtek ata dhe t’u mundësosh të të godasinashtu sikurse i godite, sepse Allahu ilartësuar ka thënë : “Ndëshkimi i tëkeqes bëhet me një të keqe në të njëjtënmasë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimii tij është tek Allahu. Vërtet, Ai nuk i dozullumqarët. E kush hakmerret përpadrejtësitë që i janë bërë, ndaj të tillëvenuk ka ndonjë përgjegjësi. Përgjegjësia(ndëshkimi) është vetëm kundër atyre qëu bëjnë njerëzve padrejtësi dhe kundëratyre që pa farë arsye bëjnë çrregullimenë tokë. Për të tillët është përgatitur njëdënim i dhembshëm. Kush bën durim dhefal, s’ka dyshim se ajo është virtyti më ilartë (i lavdishëm). El shura 40 – 43 Dhethotë: “...Pra, kush ju sulmon juve,sulmojeni edhe ju po në atë masë. Kinifrikë nga Allahu dhe dijeni se Allahu, padyshim, është me të devotshmit (të cilët irespektojnë kufijtë e Zotit). Bekare

194 Nëse padrejtësia është bërë me fjalërënduese e fyese mes njerëzve atëherëpendimin e kërkon që të shkosh tek aidhe të kërkosh hallallëkun e tëpërmbushësh kërkesat e tij sipas asaj qëdo të bini dakort që e drejta të shkojë nëvend. Madje edhe nëse të thotë që nuktë fal derisa të më japësh kaq e aq, jepjaatij. Nëse padrejtësia është gibetpërgojim, pra ke folur në mungesë të tijdhe e ke përgojuar ndër njerëz. Për këtëçështje dijetarët kanë dhënë mendime tëndryshme. Disa janë të mendimit se njëpendim i sinqert e kërkon që të shkoshtek ai dhe t’i kërkosh hallallëkun. Por tëtjerë thonë: Jo gjithmonë veprohetkështu. Nëse ai e ka marrë vesh këtë gjëatëherë mund të shkosh tek ai dhe t’ikërkosh hallallëkun. Por nëse nuk e kemarë vesh, atëherë mjafton që në atëmexhlis ku e ke përmedur për keq tapërmendësh për mirë dhe tëpërmendësh anët e tij të mira e tëkërkosh falje për të. Në këtë mënyrë tëkëqiat fshihen nga të mirat. Ky mendimështë më i saktë dhe më i drejtë. Nëhadith është përmendur: “falja për atëqë e ka përgojuar është: “Të kërkoshfalje për të.”. Kështu pra pendimi ekërkon që të drejtat t’u kthehen atyreqë i kanë.

3 Kushti i tretë. Vendosmëria për tëmos iu kthyer kurrë në të ardhmengabimit nga i cili u pendove. Nëse nëzemrën tënde ende egziston dëshirapër t’u kthyer kur të të jepet mundësia,pendimi është i pa saktë i pa vlefshëm.P.sh dikush me pasurinë e tij merret metregëtinë e pijeve dehëse apo eshfrytëzon në udhëtime për të bërë zinae poshtërsi, Allahu na ruajt! Por më pas ekapi varfëria dhe thotë: O Zot unëpendohem tek ty.” Por në të vërtet aiështë gënjeshtar, ngase në zemrën e tijai ka dëshirën që po të kishte pasuri, dotë bënte përsëri të njëjtin gabim. Ky llojpendimi është pendimi i atij që nuk kamundësi të bëjë gjynahe. Pra, u penduaapo jo, nuk ka mundësi të bëjë gjynahe.Shumë njerëz pasi i kap varfëria thonë: “U pendova”, por ende kanë dëshirë qënëse Zoti do t’i jepte përsëri pasuri, dotë ktheheshin në të njëjtën gjendje si mëparë. Ky lloj pendimi është ipapranueshëm tek Zoti.

4 Kushti i katërt. Pendimi duhet të jetënë kohën kur pranohet pendimi. Nësependohet në kohën kur pendimi është ipapranueshëm, kjo është e padobishme.Koha shihet në dy kënvështrime:

1 Në lidhje me njeriun dhe gjendjen e tij.

2 Në përgjithësi.Sa i përket pikës së parë themi sependimi duhet të jetë para mbarimit tëexhelit, pra para momentit të vdekjes. Nëtë kundërt ajo nuk i sjell dobi robit, sepseAllahu i madhëruar thotë: “Nuk është ipranueshëm pendimi i atyre qëvazhdimisht bëjnë vepra të këqija dhevetëm atëherë kur ndonjërit prej tyre ivjen vdekja, thotë “Unë tani me tëvërtetë u pendova!”, as pendimi i atyreqë vdesin si jobesimtarë. Për ta kemipërgatitur dënimin më të ashpër.” El nisa18 Dhe thotë: “Dhe kur e panë DëniminTonë, thanë: “Ne i besojmë Allahut, qëështë Një dhe i mohojmë ata që iadhuronim veç Tij”. Por besimi i tyre pasipanë dënimin Tonë, nuk u bëri dobi. I tillëështë ligji i Allahut që ka vepruar ndajrobërve të Tij. Dhe kështu u shkatërruanmohuesit e Allahut.” El Gafir 84 –

85 Kurnjeriu sheh vdekjen dhe afrimin e exhelittë tij, kjo do të thotë që ai e ka humburshpresën se do të mund të vazhdojë tëjetojë dhe pendimi në këto kushte nukështë në vendin e vet. Pasi sigurohet senuk ka për të jetuar më në jetën e kësajbote, pretendon se je kthyer dhe jependuar?! Ky është një pendim i detyruarqë nuk i sjell asnjë dobi vepruesit të tij.Pendimi që të jetë i pranuar dhe idobishëm duhet të bëhet më parë. Sa ipërket pikes së dytë pra kufizimi i kohëssë pendimit në përgjithësi, Profeti a.s. naka njoftuar se: “Hixhreti kurrë nuk ka përt’u ndërprerë deri sat ë jetë ndërprerëmundësia e pendimit dhe mundësia ependimit numk do të ndërpritet derisa tëlindë djelli nga perëndimi.”164 Pra pasidielli të ketë lindur nga perëndimi askujtnuk do ti bëjë dobi pendimi. Allahu ilartësuar ka thënë: “Vallë, a mos popresin tani t’u vijnë melekët ose Vetë Zotiyt ose të vijnë disa nga Shenjat e Zotittënd?! Ditën kur të vijnë shenja tëcaktuara të Zotit tënd, askujt nuk do t’ivlejë besimi, nëse nuk ka besuar më parëose nëse nuk ka bërë asnjë të mirë prejbesimit të tij. Thuaj: “Prisni, sepse edhene jemi duke pritur!". El en’am

158 Mefjalën disa nga shenjat e Zotit aludohetpër lindjen e diellit nga perëndimi, sikursee ka shpjeguar Profeti a.s. Kështu pra,pendimi duhet të bëhet në një kohë kurështë e mundur pranimi i tij, në të kundërteubja është e pavlefshme inegzistente.Shtrohet një pyetje: A është ipranueshëm pendimi për një gjynah tëcaktuar nëse robi është i vazhdueshëmnë kryerjen e një gjynafi tjetër? Dijetarëtkanë dhënë mendime të ndryshme përkëtë çështje:

1 Prej tyre ka që janë të mendimit sependimi për një gabim të caktuar është isaktë edhe nëse robi vazhdon të jetë ivazhdueshëm në kryerjen e një gjynahutjetër. Atij i pranohet pendimin përgjynahun prej të cilit pendohet dhembetet gjynahu për gabimin të cilinvazhdon ta kryejë.

2 Të tjerë thanë: “Nuk pranohet pendimipër një gabim përsa kohë robi vazhdon tëjetë i vazhdueshëm në kryerjen e njëgabimi tjetër.

3 Të tjerë kanë dhënë shpjegimin senëse gjynahu të cilin ai vazhdon ta kryejëështë i të njëjtit lloj me gjynahun prej tëcilit është penduar, atëherë pendimi nukështë i saktë, në të kundërt ai është ipranueshëm. Le të japim një shembull:Një njeri është penduar nga konsumimi ifajdesë, por vazhdon të jetë konsumues ipijeve dehëse ose mardhënievejashtëmartesore. A është i pranueshëmpendimi i tij në çështjen e konsumimit tëfajdesë? E pra, prej dijetarëve, disa janëtë mendimit se pendimi i tij për fajdenëështë i papranueshëm përderisa aivazhdon të konsumojë gjynahet e tjera.Por dijetarë të tjerë, mes tyre edhe autorii librit, janë të mendimit se pendimi përfajdenë është i pranueshëm, sipasmendimit më të pranueshëm dhe tësaktë mes dijetarëve. Këto ishinmendimet për një rast të tillë. Ndërsapërsa i përket rastit tjetër si psh një njeriqë pendohet nga kryerja e mardhëievejashtëmartesore dhe i lë ato, por vazhdontë kryejë gjynahun e shikimit në haramdhe shikimit me epsh në gratë që nuk ilejohet, atëherë në këtë rast, a pranohetapo jo pendimi i tij? Edhe për këtë rastdijetarët kanë dhënë mendime tëndryshme. Disa thonë se pranohet e disatë tjerë thonë që jo. Gjithsesi, mendimimë i saktë në këtë çështje është sependimi i robit pranohet në të gjitharastet për gabimin nga i cili pendohet,edhe pse vashdon të jetë i vazhdueshëmnë gjynahe të tjera. Por duhet tëtheksojmë se ai nuk mund të quhet meemrin “i penduar” dhe nuk meritonlëvdimin që meritojnë “Të penduarit”sepse pendimi i tij nuk është pendim iplotë nga çdo gjynah por pendim imangët. Është e vërtetë që ai u penduanga një gjynah i caktuar dhe vërtet nukmeret në përgjegjësi për atë gjynah, pornuk meriton të quhet me titullin “ipendur” për të cilët Zoti ka përmendur aqmirësi dhe ka premtuar atë që kapremtuar, derisa të pendohet nga çdogjynah që kryen. Ky është mendimi në tëcilin qetësohet zemra dhe e besojmë simë të saktë. [Shpjegimi i “Rijadus-salihin”nga Ibn Uthejmin]

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë