Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَوْ بَسَطَ اللَّهُ الرِّزْقَ لِعِبَادِهِ لَبَغَوْا فِي الْأَرْضِ وَلَٰكِنْ يُنَزِّلُ بِقَدَرٍ مَا يَشَاءُ ۚ إِنَّهُ بِعِبَادِهِ خَبِيرٌ بَصِيرٌ
Sikur Perëndia t’i furnizonte me sasi të mëdha robërit e Vet, ata do të tërboheshin në Tokë, por Ai u jep në atë masë sa dëshiron Ai, sepse, ai i njeh mirë dhe i sheh robërit e Vet. (27)
Sikur Allahu t’ua shtonte tej mase riskun robërve të Vet, ata do t’i kalonin kufijtë, ... -
Po të ndodhte ashtu, robërit do të tregoheshin të pavëmendshëm ndaj adhurimit të Allahut dhe bindjes ndaj Tij. Ata do të kërkonin gjithnjë e më tepër vetëm plotësimin e kënaqësive të tyre të shfrenuara. Ata do t’i përkushtoheshin plotësisht vetëm kësaj bote, edhe nëse kjo do t’i çonte në shkeljen e kufijve të Allahut të Madhëruar dhe në padrejtësi ndaj krijesave...., por Ai i furnizon me masën që dëshiron. Ai di dhe sheh gjithçka te robërit e Tij. -
Allahu i shpërndan mirësitë e kësaj bote me masën që Ai dëshiron, sipas butësisë dhe urtësisë së Tij. Ai e di shumë mirë se çfarë është e dobishme dhe çfarë është e dëmshme për robin. Sipas një rrëfimi të përcjellë deri tek ne, Allahu i Lartësuar ka thënë: “Me të vërtetë, ka nga robërit e Mi, imani i të cilëve rregullohet veçse duke qenë të pasur, prandaj nëse do t’i varfëroja, kjo do ta rrënonte imanin e tyre. Po ashtu, ka nga robërit e Mi, imani i të cilëve rregullohet veçse duke qenë të varfër, prandaj nëse do t’i pasuroja, kjo do ta rrënonte imanin e tyre. Gjithashtu, disa prej robërve të Mi u rregullohet imani veçse nëpërmjet sëmundjes, prandaj nëse do t’i shëroja, kjo do ta rrënonte imanin e tyre. Me të vërtetë, Unë i rregulloj çështjet e robërve të Mi, duke patur dijen Time të plotë rreth përmbajtjes së zemrave të tyre. Unë jam i Gjithëditur e Gjithëvështrues.”.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë