Sureja Esh-Shura (Këshilla — الشورى) (Ajet 30)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




42 Esh-Shura(الشورى), Ajet 30

وَمَا أَصَابَكُمْ مِنْ مُصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ وَيَعْفُو عَنْ كَثِيرٍ 30 ٣٠

Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, kjo është për shkak se e keni futuar vetë, e Ai edhe falë shumë. (30)

Tefsiri

Çfarëdo e keqe që ju godet, është pasojë e veprave tuaja ... -

Allahu i Lartësuar na tregon se çdo fatkeqësi dhe sprovë që na ndodh në jetë, qoftë në shëndet, në pasuri apo te fëmijët tanë, ndodh për shkak të gjynaheve që kemi bërë. Çdo goditje në gjërat tona të shtrenjta është pasojë e veprave tona të këqija. Megjithatë, Allahu i Lartësuar fal dhe toleron shumë. Ai thotë:

... dhe për shumë të tjera, Ai ju fal. -

Ato gjëra që Allahu i Lartësuar i fal janë më të shumta sesa ato për të cilat Ai sjell ndëshkime. Allahu i Lartësuar kurrë nuk u bën padrejtësi robërve, por janë ata që i bëjnë padrejtësi vetvetes. Thotë i Madhëruari: “Sikur Allahu t’i merrte në përgjegjësi njerëzit për atë që bëjnë, nuk do të linte në faqen e dheut asnjë krijesë”. Allahu i Madhërishëm është i Plotfuqishëm dhe i Plotpushtetshëm që t’i ndëshkojë ata dhe ata kurrë nuk mund t’i shpëtojnë ndëshkimit të Tij duke u fshehur në tokë. Por i Urti i toleron dhe u jep mundësi për të reflektuar dhe për t’u kthyer nga rruga e humbjes, siç thotë më pas:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë