Sureja Esh-Shura (Këshilla — الشورى) (Ajet 36)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




42 Esh-Shura(الشورى), Ajet 36

فَمَا أُوتِيتُمْ مِنْ شَيْءٍ فَمَتَاعُ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ۖ وَمَا عِنْدَ اللَّهِ خَيْرٌ وَأَبْقَىٰ لِلَّذِينَ آمَنُوا وَعَلَىٰ رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ 36 ٣٦

Çdo gjë që ju është dhënë juve, është vetëm kënaqësi në jetën e kësaj bote, e ajo që është te Perëndia (dhurata), është më e mirë dhe më e përhershme për ata që besojnë dhe mbështeten te Zoti i tyre; (36)

Tefsiri
Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na nxit për të qenë më tepër shpërfillës ndaj kësaj dynjaje dhe sa më shumë të interesuar për ahiretin. Ai, gjithashtu, na tregon edhe rrugën për arritjen e këtij qëllimi.

Gjërat që ju janë dhënë, janë bukuri të kësaj bote,... -

Çdo lloj mirësie që kemi, si: pasuria, fëmijët, pushteti, shëndeti i mirë, siguria, stabiliteti etj., janë thjesht stoli të kësaj bote të shkurtër, që do të përfundojë një ditë. Si e tillë, nuk ia vlen që të sakrifikosh shumë për të. Më pas, i Madhëruari nxit njerëzit që t’i japin pikërisht ahiretit rëndësinë që i takon:

... ndërsa ato që janë tek Allahu, janë më të mira dhe të përjetshme. ... -

Ato që janë përgatitur dhe tani ekzistojnë tek Allahu, në Xhenet, janë shumë herë më të mira sesa mirësitë dhe lezetet e kësaj bote. Madje, mes tyre as që mund të bëhet ndonjë krahasim i përpiktë. Përveçse gjërat atje janë më të mira dhe më të bukura, ato kanë edhe një veçori tjetër, që i bën të pashembullta: ato janë të përjetshme, që nuk ndërpriten. Mirësitë e ahiretit do të shijohen pa mundime paraprake dhe pa merakun se një çast do të mbarojnë. Banorët e Xhenetit, gjithashtu, nuk do të mërziten kurrë apo të velen me këto mirësi. Por për cilët është përgatitur ky lloj shpërblimi? I Gjithëmëshirshmi thotë:

... Ato janë për ata që besojnë dhe që i mbështeten vetëm Zotit të tyre. -

Kështu, Allahu i Lartësuar na jep cilësitë dalluese të këtyre fatlumëve. Së pari, ata kanë besimin e drejtë, të mbështetur në argumente të sakta dhe të sigurta nga Zoti. Sipas këtij besimi, ata kanë ndjenjat e zemrës dhe veprat e mira, sigurisht, të gjitha të sinqerta për Zotin, sepse besimi që deklarohet me gojë vërtetohet kur shprehet në ndjenjat e zemrës dhe në veprat e njeriut. Cilësia e dytë e tyre është “et-tuekkul” ose: mbështetja e plotë e zemrave te Zoti për arritjen e çdo gjëje të mirë, që ata e dëshirojnë dhe për ruajtjen nga çdo gjë e keqe, së cilës ata i druhen, me sigurinë e plotë se Allahu i Lartësuar do t’ua japë atë që kërkojnë. Teuekkul-i është i domosdoshëm për kryerjen e çdo pune dhe për arritjen e çdo synimi. Çdo punë pa teuekkul është e mangët, jo e plotë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë