Sureja Esh-Shura (Këshilla — الشورى) (Ajet 6)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




42 Esh-Shura(الشورى), Ajet 6

وَالَّذِينَ اتَّخَذُوا مِنْ دُونِهِ أَوْلِيَاءَ اللَّهُ حَفِيظٌ عَلَيْهِمْ وَمَا أَنْتَ عَلَيْهِمْ بِوَكِيلٍ 6 ٦

Ata që marrin, pos Perëndisë – ndihmë, shokë tjerë – Perëndia është mbikëqyrës mbi ta, e ti nuk je kujdestar i tyre. (6)

Tefsiri

Sa për ata që përveç Tij adhurojnë zota të tjerë, ... -

Këta kanë parapëlqyer të zgjedhin miq dhe të dashur të tjerë, veç Allahut të Lartësuar. Këta u shprehin zotave të tyre të gjithë dashurinë, madhërimin, nënshtrimin dhe bindjen e vet. Ata i adhurojnë idhujt sikurse do duhej të adhuronin Allahun dhe u nënshtrohen atyre sikurse do duhej t’i nënshtroheshin Allahut. Por le ta kuptojnë këta të mjerë, se zotat që ata i adhurojnë dhe u nënshtrohen janë të kotë dhe të pafuqishëm t’u sjellin ndonjë dobi apo t’i ruajnë nga ndonjë e keqe. Ata zota kurrë nuk mund t’u përgjigjen lutjeve të tyre. Përveç kësaj, le të marrin vesh edhe diçka tjetër të frikshme, siç thotë Allahu i Lartësuar:

Allahu është Mbikëqyrës i tyre. -

Pra, jo vetëm që nuk përfitojnë gjë nga adhurimet dhe nënshtrimi ndaj idhujve, por Allahu i Lartësuar do t’ua regjistrojë dhe ruajë të gjitha veprat, dhe pastaj do t’i shpërblejë për mirë ose për keq.

Ti nuk je përgjegjës për ta. -

Kuptimi: Nuk je ti kujdestari apo roja i tyre, që të pyesësh për veprat e tyre. Ti je veçse një përcjellës, një lajmërues, që e ka kryer detyrën e vet. Pastaj Allahu i Lartësuar na përkujton mirësinë që Ai i dhuroi Muhamedit a.s. dhe njerëzimit me shpalljen e këtij Kur'ani. Ai thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë