Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ مَهْدًا وَجَعَلَ لَكُمْ فِيهَا سُبُلًا لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ
Ai që iu ka bërë Tokën djep dhe u krijoi rrugë në të, për të arritur atje ku synoni. (10)
Është Ai që e bëri Tokën si shtrat për ju dhe ju mundësoi të keni rrugë e të orientoheni në të. -
Është Allahu i Lartësuar Ai që e bëri Tokën të përshtatshme për jetën në të, me të gjitha kushtet e nevojshme. Ai e bëri atë të qëndrueshme, që njerëzit të arrijnë çfarë të dëshirojnë në të. Është i Gjithëmëshirshmi që, përmes vargmaleve mundësoi rrugëkalime, që njerëzit të lëvizin atje ku dëshirojnë. Nëpërmjet këtyre rrugëkalimeve, ata orientohen dhe nuk humbasin. Por këto mirësi dhe kushte për jetën në Tokë Allahu i Madhëruar i bëri edhe me qëllimin që ne të meditojmë dhe të kuptojmë madhështinë dhe mrekullinë e krijimit të Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë