Sureja Ez-Zukhruf (Stolitë — الزخرف) (Ajet 20)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




43 Ez-Zukhruf(الزخرف), Ajet 20

وَقَالُوا لَوْ شَاءَ الرَّحْمَٰنُ مَا عَبَدْنَاهُمْ ۗ مَا لَهُمْ بِذَٰلِكَ مِنْ عِلْمٍ ۖ إِنْ هُمْ إِلَّا يَخْرُصُونَ 20 ٢٠

Dhe, ata thonë: “Sikur të kishte dashur Mëshiruesi, na nuk do t’i kishim adhuruar ata. Ata nuk dinë asgjë për këtë (çka flasin), ata vetëm gënjejnë. (20)

Tefsiri

Ata thonë: “Sikur të kishte dashur Allahu, ne nuk do t’i adhuronim ata!” -

Ata justifikohen për adhurimin e melekëve, duke pretenduar se kjo ishte dëshira e Zotit. Ky është një justifikim që idhujtarët e përdorin gjithmonë për krimin e idhujtarisë dhe për gjynahet që kryejnë. Por ky argumentim është i kotë, i pavlefshëm dhe i padrejtë. Ai është i papranueshëm si në aspektin logjik, ashtu edhe në atë fetar. Asnjë njeri me mend nuk e pranon justifikimin me vullnetin e Zotit. Nëse do të vepronin në të njëjtën mënyrë në marrëdhëniet ndërnjerëzore, kjo do të ishte e papranueshme. Për shembull, nëse dikush që ka shkelur të drejtën tënde do të justifikohej se ndodhi ashtu, pasi i tillë ishte vullneti i Zotit, për ty sigurisht që do të ishte justifikim i papranueshëm. Edhe në aspektin fetar, ky justifikim është i papranueshëm dhe jo i drejtë. Madje, Allahu i Madhëruar nuk ka përmendur ndonjë grupacion tjetër që ta ketë përdorur si justifikim, përveç idhujtarëve dhe mohuesve të profetëve. Allahu i Madhëruar e ka zhvleftësuar justifikimin e tyre me faktet dhe argumentet e qarta që ka sjellë nëpërmjet profetëve dhe shpalljeve. Pas profetëve dhe shpalljeve hyjnore, asnjë njeri nuk ka më justifikim. Pastaj i Madhëruari thotë:

Por ata nuk kanë ndonjë provë për këtë. Ata, në të vërtetë, vetëm gënjejnë. -

Ata thjesht hamendësojnë, pa ditur se çfarë flasin e çfarë synojnë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë