Sureja Ez-Zukhruf (Stolitë — الزخرف) (Ajet 34)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




43 Ez-Zukhruf(الزخرف), Ajet 34

وَلِبُيُوتِهِمْ أَبْوَابًا وَسُرُرًا عَلَيْهَا يَتَّكِئُونَ 34 ٣٤

edhe dyert e shtëpive të tyre edhe kanapet (fotelet) në të cilat mbështeten, (34)

Tefsiri

...edhe shkallët mbi të cilat ata ngjiten, madje edhe dyert e shtëpive apo kolltukët mbi të cilët mbështeten. E shumë stoli të tjera.. -

Edhe shkallët, që i përdorin për të hipur në tarracat e shtëpive të tyre, do t’ua bënte prej argjendi. Pra, i Madhëruari do t’u jepte ç’të dëshironin. Por Ai nuk e bën këtë, nga mëshira e madhe dhe përkujdesi i Tij për të dashurit dhe të zgjedhurit e Tij besimtarë, të cilët, nëse Zoti do t’u jepte qafirëve të tilla pasuri, kjo do t’i trazonte shpirtrat e tyre dhe do t’i tundonte për të shkuar drejt gjynaheve, mosbindjes dhe harresës së qëllimit kryesor pse janë krijuar, pra, të adhurimit të Allahut. Nga ana tjetër, kjo tregon se Allahu i Madhëruar mund t’i privojë besimtarët në përgjithësi ose ndonjë grup prej tyre, për t’i ndihmuar ata.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë