Sureja Ez-Zukhruf (Stolitë — الزخرف) (Ajet 45)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




43 Ez-Zukhruf(الزخرف), Ajet 45

وَاسْأَلْ مَنْ أَرْسَلْنَا مِنْ قَبْلِكَ مِنْ رُسُلِنَا أَجَعَلْنَا مِنْ دُونِ الرَّحْمَٰنِ آلِهَةً يُعْبَدُونَ 45 ٤٥

Pyeti pejgamberët Tanë, të cilët i kemi dërguar para teje, a mos kemi urdhëruar Ne që të adhurohen zotëra (tjerë), pos Mëshiruesit të Gjithmbarshëm?! (45)

Tefsiri

Pyeti ata që i dërguam para teje: A kemi lejuar që, në vend të Allahut, të adhurohen zota të tjerë? -

Domethënë, pyeti ata, që ndoshta të mund të gjejnë ndonjë arsye apo argument ku mund të kapen! Jo, ata nuk kanë asnjë bazë ku mund ta mbështesin idhujtarinë e tyre. Asnjë profet nuk ka përcjellë një mesazh të tillë. Sado të kërkosh në mesazhet e profetëve, nuk do të gjesh asnjë që të ketë porositur dhe urdhëruar për të adhuruar zota të tjerë veç Allahut. Të gjithë profetët, nga i pari deri tek i fundit, kanë urdhëruar për adhurimin e Allahut si Një të vetëm dhe të pashoq. Thotë i Madhëruari: “Ne çuam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun, e largojuni shejtanëve (adhurimit të tyre)!” Por pati nga ata që Allahu i udhëzoi dhe pati nga ata që merituan të mbeten në humbje. Pra, udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve!” [Nahl 36]. Gjithashtu, çdo profet i Zotit i thoshte popullit: “Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër veç Tij, (që meriton të adhurohet).“ [El ea’raf 59]. Kjo tregon që idhujtarët nuk kanë asnjë argument ku të kapen e mbështeten, as në logjikën e shëndoshë e as në tekstet hyjnore prej qiellit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë