Sureja Ez-Zukhruf (Stolitë — الزخرف) (Ajet 46)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




43 Ez-Zukhruf(الزخرف), Ajet 46

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مُوسَىٰ بِآيَاتِنَا إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَمَلَئِهِ فَقَالَ إِنِّي رَسُولُ رَبِّ الْعَالَمِينَ 46 ٤٦

Na, me të vërtetë, ia kemi dërguar Musain me argumentet Tona – Faraonit dhe parisë së tij, dhe, ai (u) tha: “Unë jam, me të vërtetë, pejgamber i Zotit të gjithësisë!” (46)

Tefsiri
Pas ajetit: “Pyeti ata që i dërguam para teje: a kemi lejuar që, në vend të Allahut, të adhurohen zota të tjerë?”, Allahu i Madhëruar rrëfen ngjarjen e Musait, thirrja e të cilit është ndër më të njohurat në botë. Në fakt, historia e Musait është përmendur shumë herë në Librin e Tij.

Ne e dërguam Musanë me shenjat Tona te Faraoni dhe rrethi i tij.... -

Këto shenja nuk linin asnjë dyshim për saktësinë e mesazhit që ai solli prej Allahut të Madhëruar. Disa prej këtyre shenjave ishin shkopi i tij, gjarpri, vërshimi i karkalecave, i morrave etj.Ai (Musai)

u tha: “Unë jam i dërguari i Zotit të botëve.” -

Ai i ftoi që të besonin Zotin e tyre dhe t’i largoheshin adhurimit të gjithçkaje tjetër.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë