Sureja Ez-Zukhruf (Stolitë — الزخرف) (Ajet 49)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




43 Ez-Zukhruf(الزخرف), Ajet 49

وَقَالُوا يَا أَيُّهَ السَّاحِرُ ادْعُ لَنَا رَبَّكَ بِمَا عَهِدَ عِنْدَكَ إِنَّنَا لَمُهْتَدُونَ 49 ٤٩

Ata i thanë (Musait): “O magjistar! Lutju Zotit tënd për ne, ashtu si të ka premtuar Ai ty; na, me siguri, do të shkojmë rrugës së drejtë (do të besojmë)!” (49)

Tefsiri

Por ata

(Faraoni dhe mbështetësit e tij)

thanë: “O magjistar!” -

Kur mbi ta goditën dënimet e Zotit, si shenja të qarta të Tij, ata iu drejtuan Musait duke e quajtur ‘magjistar’. Këtë e kanë bërë ose për tallje, ose për nderim, sepse ky term përdorej edhe si titull nderi nga ata. Sipas shpjegimit të dytë, ata iu drejtuan atij me përunjësi, duke e respektuar ashtu si të mëdhenjtë e tyre. Ata i thanë:

Lute për ne Zotin tënd,

(ta largojë ndëshkimin)

sipas premtimit që ta ka dhënë. Atëherë, ne do të gjejmë udhën e drejtë.”! -

Kuptimi: Me dhuntitë e veçanta që ke, lute Zotin tënd që t’i largojë prej nesh ndëshkimet, sepse ne atëherë do të udhëzohemi. Por a e mbajtën fjalën, vallë? Thotë i Madhëruari:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë