Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنْ هُوَ إِلَّا عَبْدٌ أَنْعَمْنَا عَلَيْهِ وَجَعَلْنَاهُ مَثَلًا لِبَنِي إِسْرَائِيلَ
Ai (Isai), është vetëm rob (njeri), të cilin Ne e kemi dhuruar (me profetni), dhe e kemi bërë shembull për bijtë e Israelit, (59)
ka qenë veçse një adhurues, të cilit i dhuruam mirësi ... -
Ai ka qenë veçse një rob dhe adhurues i Allahut, të cilin Allahu e nderoi duke i dhuruar profetësinë, urtësinë, dijen e dobishme dhe punën e sinqertë, me atë dije dhe urtësi. Për veprën e tij, ai meriton vlerësimin dhe shpërblimin nga Allahu i Madhëruar. Ndërsa adhurimi i tij si zot është një krim që e kanë bërë të tjerët, krim për të cilin do të ndëshkohen pikërisht ata që e kryejnë....dhe e bëmë shembull
(mrekulli)për bijtë e Israilit. -
Isai (a.s.) ishte një shenjë për bijtë e Israilit, që ata të njihnin dhe të siguroheshin për pushtetin dhe fuqinë absolute të Zotit të Lartësuar. Edhe lindja e Isait (a.s.) pa baba ishte një mrekulli në funksion të këtij qëllimi, ashtu siç shërbente edhe si provë për ta besuar si profet besnik të Zotit dhe për të punuar sipas thirrjes së tij. Atëherë, ç’lidhje ka fakti që Isai ishte rob i zgjedhur dhe i dalluar i Zotit, me krimin e idhujtarëve, që e adhurojnë atë apo idhuj të tjerë, adhurim për të cilin do të meritojnë ndëshkimin e drejtë të Zotit në Xhehenem?! Ata përdorin ajetin: “Pa dyshim, ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e Xhehenemit.”, duke thënë: ‘Edhe Isai duhet të jetë ashtu si idhujt tanë, pra, lëndë e Xhehenemit.” Por ky lloj argumentimi hidhet poshtë nga tri fakte:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë