Sureja Ez-Zukhruf (Stolitë — الزخرف) (Ajet 5)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




43 Ez-Zukhruf(الزخرف), Ajet 5

أَفَنَضْرِبُ عَنْكُمُ الذِّكْرَ صَفْحًا أَنْ كُنْتُمْ قَوْمًا مُسْرِفِينَ 5 ٥

Vallë, a të tërhiqemi Ne e të mos ju paralajmërojmë, ngase ju jeni popull ngatërrestar? (5)

Tefsiri

Vallë, a do ta ndalim Ne paralajmërimin tuaj

(përmes shpalljes)

, ngaqë jeni popull i shfrenuar?! -

Asnjëherë të mos mendohet se Allahu mund t’i linte njerëzit pa u shpallur libra hyjnorë dhe pa u dërguar profetë, që do t’i udhëzonin në rrugën e drejtë për të gjetur lumturinë në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Fakti që njerëzit i kundërshtojnë librat dhe profetët e Tij nuk mund ta pengonte të Gjithëmëshirshmin që t’u jepte Shpallje hyjnore, ku t’u tregonte gjithçka për të gjetur rrugën e drejtë dhe lumturinë në të dyja jetët. Kështu, nëse ata besojnë, kjo është mirësi dhe dhuratë nga i Madhëruari, që është Shpërblyesi më i mirë, për përpjekjet e tyre modeste. Por nëse zgjedhin të refuzojnë, atëherë ata nuk do të kenë më asnjë justifikim para Allahut të Drejtë, por i pret ndëshkimi i përjetshëm.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë