Sureja Ez-Zukhruf (Stolitë — الزخرف) (Ajet 67)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




43 Ez-Zukhruf(الزخرف), Ajet 67

الْأَخِلَّاءُ يَوْمَئِذٍ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ إِلَّا الْمُتَّقِينَ 67 ٦٧

Atë Ditë – miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, pos atyre që i janë druajtur Perëndisë: (67)

Tefsiri

Atë ditë, edhe miqtë e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit,... -

Atë ditë, edhe ata që në jetën e kësaj bote mbahen për miq dhe aleatë të ngushtë, të cilët i bashkon kufri, gjynahet dhe mohimi i shpalljeve të Zotit, do të jenë armiq të njëri-tjetrit. Dashuria dhe miqësia do të shndërrohet në urrejtje e armiqësi, sepse lidhja e tyre në dynja nuk është për hir të Allahut. Në fakt, kështu do të përfundojë çdo dashuri dhe lidhje jo për hir të Allahut. Allahu i Madhëruar përjashton nga ky gjykim një kategori të zgjedhurish, duke thënë:

...përveç të devotshmëve. -

Përveç atyre që ruhen nga shirk-u dhe padrejtësitë, sepse dashuria dhe lidhja mes tyre do të vazhdojë e pakëputur. Miqësia e tyre do të jetë e përjetshme, sepse i Përjetshëm është Ai për hir të të Cilit ata janë dashur. Pastaj i Madhëruari tregon shpërblimin e të devotshmëve. Ditën e Kijametit, Ai do t’u flasë me dashuri e do t’u thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë