Sureja Ez-Zukhruf (Stolitë — الزخرف) (Ajet 68)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




43 Ez-Zukhruf(الزخرف), Ajet 68

يَا عِبَادِ لَا خَوْفٌ عَلَيْكُمُ الْيَوْمَ وَلَا أَنْتُمْ تَحْزَنُونَ 68 ٦٨

“O robërit e Mi, për ju sot nuk ka frikë, as që do të pikëlloheni; (68)

Tefsiri
(Allahu do tu thotë)

: “O adhuruesit e Mi, sot nuk ka pse të frikësoheni e as pse të brengoseni!” -

Kuptimi: Nuk do t’ju shqetësojë frika për përfundimin që ju pret në të ardhmen dhe as brenga për gjërat që kanë kaluar. Nëse nuk ju godet e keqja, kjo tregon se ju pret vetëm e mira. Lumturia është përfundimi juaj, ashtu sikurse e shpresonit, madje edhe më mirë se aq.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë