Sureja Ez-Zukhruf (Stolitë — الزخرف) (Ajet 77)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




43 Ez-Zukhruf(الزخرف), Ajet 77

وَنَادَوْا يَا مَالِكُ لِيَقْضِ عَلَيْنَا رَبُّكَ ۖ قَالَ إِنَّكُمْ مَاكِثُونَ 77 ٧٧

Ata (atëherë) do të thërrasin: “O Malik (engjëlli i mbikëqyrjes së zjarrit)! Le të na gjykojë Zoti yt me shkatërrim (vdekje)!” E ai do të thotë: “Ju, do të qëndroni përherë aty!” (77)

Tefsiri

Ata do të thërrasin: “O Malik! Le të na e marrë shpirtin Zoti yt!”. -

Duke pandehur se mund të ketë ndonjë lloj shpëtimi për ta, ata, që nga brendësia e Zjarrit, do të bërtasin duke iu lutur rojes së Xhehenemit: “O Malik, le të na japë fund Zoti yt! Le të na vdesë, që të shpëtojmë një herë e mirë, sepse po vuajmë shumë. Ne nuk mund ta përballojmë këtë ndëshkim!” Por kur ata të kërkojnë që të vdesin dhe të shkatërrohen përfundimisht, Maliku u përgjigjet:

Ai u thotë: “Aty do të jeni përgjithmonë.” -

Kuptimi: Aty do të qëndroni dhe kurrë nuk keni për të dalë prej andej! Pra, jo vetëm që nuk do të marrin atë përgjigje që presin, por do t’u jepet krejt e kundërta e saj. Kjo thjesht ua shton më tepër vuajtjen dhe dëshpërimin. Veç kësaj, dhimbja iu shtohet përsëri kur t’u thuhen disa fjalë qortuese:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë