Sureja Ez-Zukhruf (Stolitë — الزخرف) (Ajet 84)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




43 Ez-Zukhruf(الزخرف), Ajet 84

وَهُوَ الَّذِي فِي السَّمَاءِ إِلَٰهٌ وَفِي الْأَرْضِ إِلَٰهٌ ۚ وَهُوَ الْحَكِيمُ الْعَلِيمُ 84 ٨٤

Dhe Ai është Zot në qiell dhe Zot në Tokë. Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm! (84)

Tefsiri

Ai është i vetmi Zot

(që e meriton të adhurohet)

në qiell dhe i vetmi Zot

(që e meriton të adhurohet)

në Tokë. -

Allahu i Madhëruar na tregon se Ai është Një dhe i Vetëm në meritën e adhurimit, në qiej dhe në Tokë. Të gjithë banorët e qiellit dhe besimtarët në Tokë e adhurojnë Atë, e madhërojnë, i nënshtrohen lartësisë së Tij, tregojnë dobësinë, varfërinë dhe nevojën e tyre të plotë ndaj pushtetit, bujarisë dhe mëshirës së të Plotit e Absolutit. Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: “Atë e madhërojnë (me tesbih) shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka në to. Nuk ka gjë që nuk e madhëron Atë (me tesbih), duke e lavdëruar, por ju nuk e kuptoni madhërimin (tesbihun) e tyre. Ai është i Butë dhe Falës i madh.” [Isra 44]. Ose: “Gjithçka në qiej e në Tokë i bën sexhde vetëm Allahut, me hir a me pahir, e po kështu edhe hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje.” [Ra’d 15]. Allahu i Lartësuar është Zoti i vetëm me meritë, të Cilit duhet t’i përkushtohen adhurimet, në shenjë dashurie, madhërimi e nënshtrimi ndaj Tij. Atij i përulen të gjitha krijesat: ose me dëshirë dhe vullnet, ose të detyruara. Në një ajet të ngjashëm thuhet: “Ai është Allahu (i vetmi i adhuruar)në qiej dhe në Tokë. Ai i di të gjitha fshehtësitë tuaja dhe ato që i shfaqni haptazi; Ai di gjithçka që ju veproni.” [En’am 3]. Adhurimi dhe dashuria për Të kanë mbushur qiejt dhe Tokën, ndërsa Ai është sipër Fronit të Tij, i veçuar nga krijesat e Tij, i Vetëm në madhështinë e Tij, i Vetmi, i Lartësuari, i Lavdishmi dhe i Ploti në çdo aspekt.

Ai është i Urti e i Gjithëdituri. -

Allahu është El Hakim, Ai që përsosi me urtësinë e Tij gjithçka që krijoi dhe çdo ligj që përcaktoi. Krijimi i Tij, ligjet për krijesat e Tij dhe shpërblimi që premtoi për ta, janë bërë të gjitha me urtësi të padiskutueshme. Allahu është, gjithashtu, El Alim - i Ditur për gjithçka. Ai di në imtësi dhe thellësisht çdo të fshehtë dhe jo të fshehtë. Atij nuk mund t’i fshihet gjë, as sa grima më e vogël, në botën qiellore dhe atë tokësore.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë