Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَا يَمْلِكُ الَّذِينَ يَدْعُونَ مِنْ دُونِهِ الشَّفَاعَةَ إِلَّا مَنْ شَهِدَ بِالْحَقِّ وَهُمْ يَعْلَمُونَ
Ata që adhurojnë tjetër (zot), pos Perëndisë, - nuk do të mund të angazhohen për kënd, munden vetëm ata që e pranojën të Vërtetën, dhe ata këtë e dinë (që është vetëm një Zot). (86)
Ata të cilëve u luteni në vend të Allahut nuk kanë në dorë ndonjë mundësi për ndërmjetësim
(tek Zoti),... -
Të gjithë ata që janë adhuruar në dynja, qofshin profetë, melekë etj., nuk do të kenë asnjë mundësi tek Allahu i Madhëruar pa lejen e Tij. Edhe ata që do të lejohen, do të mund të ndërmjetësojnë vetëm për ata me të cilët Zoti është i kënaqur. I Madhëruari thotë:...përveçse për ata
(besimdrejtë)që dëshmuan të vërtetën dhe ishin të ditur
(rreth saj). - Përveç atyre që dëshmojnë të vërtetën, duke e pranuar me zemër, duke qenë të qartë dhe të ditur për atë të vërtetë. Kjo është dëshmia për njëshmërinë e Allahut të Madhëruar në çdo aspekt, për vërtetësinë e të dërguarve si profetë të Zotit dhe të shpalljeve hyjnore. Ajo është dëshmia për vërtetësinë e themeleve e fesë dhe të degëzimeve të saj. Vetëm për këta do të vlejë ndërmjetësimi i profetëve, i melekëve dhe i të tjerëve që do t’u jepet leja. Këta do të jenë të shpëtuarit nga ndëshkimi i Allahut të Lartësuar. Pastaj Allahu i Madhëruar thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë