Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَئِنْ سَأَلْتَهُمْ مَنْ خَلَقَهُمْ لَيَقُولُنَّ اللَّهُ ۖ فَأَنَّىٰ يُؤْفَكُونَ
E, nëse i pyet ata kush i ka krijuar, ata me siguri do të thonë: “Perëndia!” E, nga po ia mbajnë atëherë? (87)
Nëse ti i pyet se kush i krijoi, ata, me siguri, do të thonë: “Allahu.” -
Po t’i pyesje idhujtarët se kush është Krijuesi, Sunduesi, Furnizuesi dhe Kujdestari i krijesave, ata do të dëshmonin se Ai është vetëm Allahu.Përse, atëherë, i kthejnë shpinën Atij? -
Kuptimi: Kur ata dëshmojnë se është vetëm Allahu Krijuesi, Sunduesi, Furnizuesi dhe Kujdestari i krijesave, atëherë si është e mundur që adhurimet, dashurinë dhe përuljen ia përkushtojnë dikujt tjetër veç Tij?! Nëse pranojnë teuhidin në rububije, ata duhet që të pranojnë edhe njëshmërinë e Allahut në meritën e adhurimit. Ky argument konsiderohet si nga më të fuqishmit në hedhjen poshtë të idhujtarisë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë