Sureja Ed-Duhan (Tymi — الدخان) (Ajet 13)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




44 Ed-Duhan(الدخان), Ajet 13

أَنَّىٰ لَهُمُ الذِّكْرَىٰ وَقَدْ جَاءَهُمْ رَسُولٌ مُبِينٌ 13 ١٣

E, prej nga ata do të marrin këshilla, e madje u pat ardhur atyre Pejgamberi (me argumente) të qarta? (13)

Tefsiri
E si mund të përfitojnë më ata nga këshillat, kur atyre u erdhi Profeti me mesazh të qartë, Ndërsa ata i kthyen shpinën atij, duke thënë: “Ai është një i mësuar i çmendur.” -

Pa dyshim që këto fjalë u thuhen mohuesve në Ditën e Gjykimit, kur ata kërkojnë të kthehen sërish në dynja, por koha e pendimit ka përfunduar me vdekjen e tyre. Kështu, i tërë konteksti lidhet me Ditën e Gjykimit dhe ndëshkimet që do të përjetohen atë ditë. Disa të tjerë janë të mendimit se këtu bëhet fjalë për atë që u ndodhi kurejshëve, kur ata refuzuan Muhamedin (a.s.) si profet të Zotit dhe fenë e sjellë prej tij. Për këtë shkak, ai (a.s.) u lut kundër tyre duke thënë: “O Allah! Më ndihmo kundër tyre, duke u dërguar vite vështirësie e thatësire, si vitet që dërgove në kohën e Jusufit (a.s.)!”. Pas kësaj, Allahu i Madhëruar i goditi kurejshët me uri të madhe dhe mjerim, derisa filluan të hanin ngordhësira dhe kocka kafshësh. Aq shumë vuajtën nga uria, saqë po u dukej sikur mes qiellit dhe tokës kishte tym, edhe pse, në të vërtetë, nuk kishte asgjë. Në këtë rast, fjala e Allahut të Madhëruar: “Qëndro dhe prit ditën kur qielli të lëshojë një tym të qartë....” nënkupton se kjo do të ndodhë në dukje për sytë e tyre, jo në të vërtetë. Gjendja e kurejshve vazhdoi e tillë, derisa i kërkuan Profetit të kishte mëshirë dhe ta luste Allahun e Madhëruar që ta largonte ndëshkimin nga ata. Profeti (a.s.) e luti Allahun e Madhëruar, i Cili e largoi urinë e mjerimin nga ata. Sipas këtij kuptimi, vjen edhe ajeti më pas:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë