Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَنْ أَدُّوا إِلَيَّ عِبَادَ اللَّهِ ۖ إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ
(Duke u thënë): “Plotësoni ndaj meje atë që jeni të obliguar, o robërit e Perëndisë, sepse, unë jam për ju pejgamber i besuar; (18)
“M’i lini mua robërit e Allahut! ...” -
Musai i tha Faraonit dhe palës së tij: “Lirojini robërit e Allahut dhe lejojini të vijnë me mua.” Këtu kishte për qëllim bijtë e Israilit. Ai po u kërkonte që t’i lironin, për t’i shpëtuar nga torturat dhe mundimet që u jepnin. Ata ishin familja e Musait dhe njerëzit më të mirë të kohës. Faraoni me njerëzit e vet ishin treguar të padrejtë ndaj tyre, duke i skllavëruar, munduar e torturuar. Musai (a.s.) kërkonte që ata të liroheshin, për të qenë të lirë të adhuronin Zotin e tyre.“...Unë jam për ju një i dërguar besnik.” -
Kuptimi: Unë jam profet i dërguar nga Zoti i botëve, besnik i Shpalljes, me të cilën Zoti më ngarkoi. Unë nuk ju fsheh asgjë nga Shpallja e Zotit, as nuk shtoj e as nuk pakësoj gjë prej saj. Kjo duhet t’i bënte ata që ta pasonin Musain dhe t’u bindeshin porosive të tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë