Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَأَسْرِ بِعِبَادِي لَيْلًا إِنَّكُمْ مُتَّبَعُونَ
(Perëndia, atij i tha): “Ec me robërit e Mi natën, meqë do t’ju ndjekin, (23)
“Bashkë me adhuruesit e Mi udhëtoni gjatë natës! Ata do t’ju ndjekin nga pas! Lëre detin pas, ashtu si është
(i hapur), sepse ushtria e tyre do të mbytet.” -
Kur Musai (a.s.) u nis natën bashkë me bijtë e Israilit, ashtu sikurse Allahu e urdhëroi, nga pas iu vu Faraoni. Allahu i Madhëruar e urdhëroi Musain që ta godiste detin me shkopin e tij. Kur Musai e goditi detin, në të u hapën dymbëdhjetë shtigje, mes të cilave masat gjigande të ujit qëndronin si male të larta. Në këto shtigje kaluan Musai dhe populli i tij. Pasi ata kaluan të gjithë, Allahu i Madhëruar e urdhëroi Musain që ta linte detin ashtu siç ishte, të hapur, që edhe Faraoni me ushtrinë e tij të hynin në të. Kur Faraoni me ushtrinë e tij hynë në shtigjet e hapura, Allahu i Madhëruar e urdhëroi detin që t’i mbulonte me ujin e tij, dhe ata u mbytën të gjithë, deri në ushtarin e fundit. Më pas, të gjitha ato pasuri që ata kishin patur në këtë dynja, Allahu i Madhëruar ua dha bijve të Israilit, që deri dje kishin qenë skllevër, siç thotë më pas:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë