Sureja Ed-Duhan (Tymi — الدخان) (Ajet 24)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




44 Ed-Duhan(الدخان), Ajet 24

وَاتْرُكِ الْبَحْرَ رَهْوًا ۖ إِنَّهُمْ جُنْدٌ مُغْرَقُونَ 24 ٢٤

dhe lëre ti detin e hapur, se ata, me të vërtetë, do të janë ushtri e fundosur”. (24)

Tefsiri
(Zoti tha:)

“Bashkë me adhuruesit e Mi udhëtoni gjatë natës! Ata do t’ju ndjekin nga pas! Lëre detin pas, ashtu si është

(i hapur)

, sepse ushtria e tyre do të mbytet.” -

Kur Musai (a.s.) u nis natën bashkë me bijtë e Israilit, ashtu sikurse Allahu e urdhëroi, nga pas iu vu Faraoni. Allahu i Madhëruar e urdhëroi Musain që ta godiste detin me shkopin e tij. Kur Musai e goditi detin, në të u hapën dymbëdhjetë shtigje, mes të cilave masat gjigande të ujit qëndronin si male të larta. Në këto shtigje kaluan Musai dhe populli i tij. Pasi ata kaluan të gjithë, Allahu i Madhëruar e urdhëroi Musain që ta linte detin ashtu siç ishte, të hapur, që edhe Faraoni me ushtrinë e tij të hynin në të. Kur Faraoni me ushtrinë e tij hynë në shtigjet e hapura, Allahu i Madhëruar e urdhëroi detin që t’i mbulonte me ujin e tij, dhe ata u mbytën të gjithë, deri në ushtarin e fundit. Më pas, të gjitha ato pasuri që ata kishin patur në këtë dynja, Allahu i Madhëruar ua dha bijve të Israilit, që deri dje kishin qenë skllevër, siç thotë më pas:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë