Sureja Ed-Duhan (Tymi — الدخان) (Ajet 58)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




44 Ed-Duhan(الدخان), Ajet 58

فَإِنَّمَا يَسَّرْنَاهُ بِلِسَانِكَ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ 58 ٥٨

Na, i kemi bërë të lehtë atë (Kur’anin për ta kuptuar) në gjuhën tënde, për t’u këshilluar ata, (58)

Tefsiri

Ne ua bëmë të lehtë atë

(Kur'anin)

në gjuhën tënde, që të mund të kujtojnë

(mësimet e Zotit). - Allahu e lehtësoi përfitimin prej Kur'anit, duke e shpallur në gjuhën arabe, e cila është absolutisht gjuha më shprehëse, më e pasur dhe më e bukura e të gjitha gjuhëve. Ai lehtësoi shqiptimin dhe këndimin e Kur'anit, ashtu siç lehtësoi edhe të kuptuarit e tij. I Madhëruari e bëri këtë, sikurse thotë: “...që të mund të kujtojnë”. Pra, të kujtojnë porositë e Tij, duke kryer ato gjëra që Ai ka urdhëruar dhe duke u ruajtur nga ato gjëra që Ai i ka ndaluar.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë