Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
ذَٰلِكُمْ بِأَنَّكُمُ اتَّخَذْتُمْ آيَاتِ اللَّهِ هُزُوًا وَغَرَّتْكُمُ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا ۚ فَالْيَوْمَ لَا يُخْرَجُونَ مِنْهَا وَلَا هُمْ يُسْتَعْتَبُونَ
Ky dënim është ngase i keni përqeshur argumentet e Perëndisë, e jeta e kësaj bote ju ka mashtruar. Sot, ata nuk do të nxirren nga zjarri, as që do të kërkohet prej tyre arsyetimi (nuk do të përfillet). (35)
Kjo, për shkak se ju u tallët me shpalljet e Allahut dhe u mashtruat me jetën e kësaj bote. -
Kuptimi: Ky ndëshkim është shpagimi i drejtë, për shkak se ju i keni marrë me tallje argumentet dhe shpalljet e Allahut të Madhëruar, ndërkohë që ato duhej të trajtoheshin ashtu si e meritojnë: me rrespekt, seriozitet dhe përkushtim të plotë. Ju duhej t’i pranonit ato me kënaqësi dhe të jetonit sipas tyre, e jo të të talleshit me to. Por kjo ndodhi sepse ju u mashtruat nga bukuritë e dynjasë dhe gjetët prehje në të, duke u përkushtuar tërësisht pas saj. Kështu, ju braktisët punën për ahiretin, që është i përjetshëm dhe do të mbetet gjithmonë.Atë ditë nuk do të nxirren prej tij e as nuk do t’u jepet mundësi që të kthehen
(në dynja). - Atyre nuk u jepet më afat që të reflektojnë dhe as mundësi për t’u kthyer në dynja, që të bëjnë vepra të mira.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë