Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَوَصَّيْنَا الْإِنْسَانَ بِوَالِدَيْهِ إِحْسَانًا ۖ حَمَلَتْهُ أُمُّهُ كُرْهًا وَوَضَعَتْهُ كُرْهًا ۖ وَحَمْلُهُ وَفِصَالُهُ ثَلَاثُونَ شَهْرًا ۚ حَتَّىٰ إِذَا بَلَغَ أَشُدَّهُ وَبَلَغَ أَرْبَعِينَ سَنَةً قَالَ رَبِّ أَوْزِعْنِي أَنْ أَشْكُرَ نِعْمَتَكَ الَّتِي أَنْعَمْتَ عَلَيَّ وَعَلَىٰ وَالِدَيَّ وَأَنْ أَعْمَلَ صَالِحًا تَرْضَاهُ وَأَصْلِحْ لِي فِي ذُرِّيَّتِي ۖ إِنِّي تُبْتُ إِلَيْكَ وَإِنِّي مِنَ الْمُسْلِمِينَ
Njeriut i kemi rekomanduar mirësi (sjellje të mira) ndaj prindërve të vet. Nëna e ka mbajtur me mund dhe lindur me mund atë, e mbajtja dhe të dhënit gji është tridhjetë muaj, e kur të arrijë në moshën e pjekurisë dhe t’i mbushë dyzet vjet, ai thotë: “O Zoti im, më nxit që të falenderohem me dhuntinë Tënd me të cilën më ke dhuruar mua dhe prindërit e mi, dhe, që të bëj vepra të mira, me të cilët Ti do të jesh i kënaqur, dhe bëni të mirë pasardhësit e mi; unë me të vërtetë, pendohem (kthehem) te Ti dhe unë jam musliman”. (15)
Kur arrin pjekurinë e vet dhe mbush dyzet vjeç, ai thotë:... -
Në kohën kur njeriu arrin kulmin e fuqisë fizike dhe të pjekurisë së mendimit, ai fillon të lutet:“Zoti im, më mundëso që të të falënderoj Ty për mirësitë që na ke falur mua dhe prindërve të mi!” -
Kuptimi: Më jep forcë dhe sukses që të jem mirënjohës për çfarë më ke dhuruar! Mirësitë e Tua ndaj meje janë të shumta. Ato janë mirësi në fe dhe besim, pasi Ti me ke udhëzuar në rrugën e drejtë dhe më ke larguar nga rruga e keqe. Por ato janë edhe mirësi që kanë lidhje me këtë dynja. Mirënjohja për gjitha këto shprehet vetëm duke i shfrytëzuar dhe shpenzuar ato në bindje ndaj Atij që t’i dhuroi. Për të arritur statusin e mirënjohësit, duhet t’i vlerësosh dhe t’i respektosh shumë këto mirësi, duke shfaqur në të njëjtën kohë edhe pamundësinë tënde për t’i shprehur të plotë Allahut mirënjohjen që i takon. Duhet të përpiqesh shumë që ta lavdërosh Allahun për ato mirësi që të ka dhuruar. Duhet ditur se mirësia që u është dhuruar prindërve konsiderohet si mirësi që u është dhuruar edhe fëmijëve të tyre. Mirësitë që kanë prindërit i përfshijnë edhe fëmijët, sidomos mirësitë që kanë lidhje me fenë. Nëse prindërit përmirësojnë veten me dituri të pastër fetare dhe me vepra të mira, ky u shërben si shkak i fuqishëm për rregullimin e fëmijëve dhe pasardhësve të tyre.“Më mundëso që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti të jesh i kënaqur!” -
Veprat që Zoti i do dhe e kënaqin Atë, janë ato që i plotësojnë kushtet për të qenë të mira dhe që janë të ruajtura nga çdo gjë që i shkatërron. Këto janë ato vepra të cilat Ai i pranon dhe i shpërblen.“M’i bëj të mirë pasardhësit e mi!” -
Pasi lutet për veten, që Zoti t’ia përmirësojë çështjet e tij, ky njeri vijon të lutet edhe për pasardhësit, që Zoti t’ua përmirësojë gjendjen dhe veprat e tyre. Në fakt, duke u lutur për rregullimin e pasardhësve, ai lutet për veten e vet, sepse fëmijët e mirë janë mirësi dhe për prindërit e tyre.“Unë pendohem tek Ti dhe të jam dorëzuar.” -
Pendohem për gjynahet, poshtërsitë dhe mosbindjen time! Unë kthehem tek Ti, o Zoti im, i dorëzuar tërësisht, për të të madhëruar Ty!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë