Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَاذْكُرْ أَخَا عَادٍ إِذْ أَنْذَرَ قَوْمَهُ بِالْأَحْقَافِ وَقَدْ خَلَتِ النُّذُرُ مِنْ بَيْنِ يَدَيْهِ وَمِنْ خَلْفِهِ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا اللَّهَ إِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ
Kujtoje vëllain e Adit (Hudin), kur e paralajmëroi popullin e vet në Ahkaf, e ka pasur paralajmërues edhe para tij edhe pas tij (kur u tha atyre): “Adhuronie vetëm Perëndinë! Unë, me të vërtetë, druaj se do t’ju godet dënimi i Ditës së Madhe! – (21)
Kujto vëllanë e fisit Ad
(Hudin),... -
Kuptimi: Kujto me respekt profetin e popullit të Adit, pra, Hudin (a.s.). Ai ishte një ndër profetët e Zotit, që u veçua mbi të tjerët, për të ftuar njerëzit në rrugën e drejtë. Profetët janë udhërrëfyesit e njerëzve për te Krijuesi i tyre....kur e paralajmëroi popullin e vet në Ahkaf!... -
Allahu i Madhëruar e dërgoi Hudin (a.s.) tek fisi i tij Ad, që jetonte në Ahkaf, në shkretëtirën e madhe të Jemenit....Para dhe pas tij, pati paralajmërues të shumtë. -
Profeti Hud nuk ishte një risi. Ai nuk ishte i pari i të dërguarve të Zotit. Ai nuk ishte as kundërshtues i profetëve të tjerë të mëparshëm. Ashtu si të gjithë profetët, ai i tha popullit të tij:Ai u tha: “Të mos adhuroni asgjë tjetër veç Allahut! Unë kam frikë se do t'ju godasë dënimi i Ditës së Madhe!” -
Ai i porositi të adhuronin Allahun nëpërmjet çdo fjale të mirë dhe pune të dashur për Allahun, si dhe i ndaloi nga idhujtaria. Ai i paralajmëroi, gjithashtu, për një ndëshkim të rëndë, nëse nuk do t’i bindeshin. Por ky paralajmërim nuk ndikoi aspak tek ata:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë