Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالُوا أَجِئْتَنَا لِتَأْفِكَنَا عَنْ آلِهَتِنَا فَأْتِنَا بِمَا تَعِدُنَا إِنْ كُنْتَ مِنَ الصَّادِقِينَ
ata u përgjegjën: “Vallë, a ke ardhur të na shmangësh neve prej hyjnive tona. Sillna atë (dënim) që po na premton, nëse thua të vërtetën!” - (22)
Ata i thanë: “A mos ke ardhur që të na largosh prej zotave tanë?!” -
Kuptimi: Ti nuk ke asnjë qëllim të lartë, por ke vetëm zili për idhujt tanë, prandaj edhe dëshiron që të na largosh prej tyre, pa të drejtë!“Na e sill tani atë me të cilën na kërcënon, nëse thua të vërtetën!” -
Ky është kulmi i injorancës dhe i arrogancës: të kërkosh përshpejtimin e ndëshkimit të Zotit në formë sfide!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë