Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَوَلَمْ يَرَوْا أَنَّ اللَّهَ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَلَمْ يَعْيَ بِخَلْقِهِنَّ بِقَادِرٍ عَلَىٰ أَنْ يُحْيِيَ الْمَوْتَىٰ ۚ بَلَىٰ إِنَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
A nuk shohin ata që Perëndia – i cili krijoi qiejt dhe Tokën, i cili nuk është lodhur në krijimin e tyre – është i pushtetshëm t’i ngjallë të vdekurit? Po, me të vërtetë, Ai është i pushtetshëm për çdo gjë. (33)
A nuk e dinë ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën dhe nuk u lodh me krijimin e tyre, është i Plotfuqishëm që t’i ngjallë të vdekurit?! Po, Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka. -
Ky është një argumentim shumë i bukur dhe i kuptueshëm i Allahut të Madhëruar për vërtetësinë e ringjalljes pas vdekjes. Ai që është i Plotfuqishëm që të krijojë qiejt dhe Tokën, aq madhështore, të përsosura e të rregullta, pa u lodhur dhe pa pasur vështirësi, si mund të mendohet se e ka të vështirë që t’i rikthejë në jetë njerëzit, pas vdekjes së tyre?! Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë