Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ آيَاتُنَا بَيِّنَاتٍ قَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لِلْحَقِّ لَمَّا جَاءَهُمْ هَٰذَا سِحْرٌ مُبِينٌ
E, kur t’u lexohen ajetet Tona të qarta, mohuesit thonë për të Vërtetën – posa të dëgjojnë: “Kjo është magji e qartë!” (7)
Kur u lexohen ajetet Tona të qarta, mohuesit thonë për të vërtetën, që u ka ardhur: “Kjo është magji e qartë!” -
Kur mohuesve të Zotit u lexohen dhe u sqarohen plotësisht shpalljet e Tij, kjo nuk u bën asnjë dobi. Ky sqarim thjesht nuk u lë më asnjë justifikim para Zotit. Madje ata, duke dashur thjesht të mohojnë, kur dëgjojnë fjalën e Zotit, shpifin dhe thonë: “Kjo është magji e qartë!”. Pra, për të vërtetën e sjellë nga Zoti dhe për faktet e padiskutueshme të sjella nga profetët e Tij, këta mashtrues shpifin e thonë se janë thjesht magji. Kjo nuk është gjë tjetër, por veçse një përmbysje e realitetit. Megjithatë, kjo mënyrë mund të gënjejë veçse mendjelehtët. E si mundet që shpalljet dhe mrekullitë, me të cilat Zoti ka mbështetur profetët duke dëshmuar për vërtetësinë e tyre, t’i mohosh e t’i krahasosh me magjinë dhe ligësinë e saj?! Mes dy rasteve ka një ndryshim të madh, sa largësia mes qiellit dhe Tokës. E vërteta është ajo që ngrihet e lartësohet mbi gjithçka. Drita e saj e tejkalon dritën e diellit. Saktësia e saj dëshmohet nga një mori faktesh të shfaqura në natyrë dhe në vetet tona. Të vërtetën e pranojnë dhe i nënshtrohen mendjet më të ndritura dhe krijesat më të zgjedhura, që të jetojnë e punojnë sipas saj. Prandaj, si mund të krahasohet e vërteta me magjinë, e cila është gjëja më e kotë dhe e cila buron veçse nga të devijuarit dhe të padrejtët, nga shpirtligjtë e punëkëqijtë. Në fakt, magjia u shkon për shtat pikërisht atyre që e krahasojnë atë me Shpalljen dhe të vërtetën e Zotit. Këto pretendime janë veçse pallavra, me të cilat synohet thjesht justifikimi për të mos pranuar të vërtetën.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë